Njoftim nga DPT mbi individët e paregjistruar që japin ambiente me qera.

Njoftim nga DPT mbi individët e paregjistruar që japin ambiente me qera.

Të gjithë individët që shfrytëzojnë shtëpitë, apartamentet apo çdo lloj ambienti të tyre për t’i dhënë me qira, tashmë duhet të deklarojnë të ardhurat

Largimi i mjekëve në drejtim të gjermanisë…
Lezhë/ Të sëmurë dhe mes varfërisë ekstreme.
Siguria ushqimore…

Të gjithë individët që shfrytëzojnë shtëpitë, apartamentet apo çdo lloj ambienti të tyre për t’i dhënë me qira, tashmë duhet të deklarojnë të ardhurat e përfituara prej tyre.

Njoftimi është bërë Drejtoria e Përgjithshme të Tatimeve sipas të cilës “përfituesi i të ardhurave (pronari i shtëpisë dhe apartamentit) është i detyruar që të paguajë tatim në burim në masën 15% të të ardhurave.”

Pavarësisht se deklarimet bëhen vullnetarisht, pronarët duhet të regjistrohen dhe të paguajnë tatimin jo më vonë se data 20 e muajit të ardhshëm.

Nga ana tjetër, duke qenë se kërkesa për qira është rritur ndjeshëm dy vitet e fundit dhe popullsia e Tiranës, e cila shtohet me rreth 20 mijë banorë të rinj vit, tatimi i ambienteve të lëshuara me qira mund të përkthehet në rritje të çmimit të qirasë.

Në zonat e preferuara qiratë variojnë nga 300 deri në 500 mijë lekë të vjetra, por nga ana tjetër rroga minimale vijon të jetë 220 mijë lekë të vjetra, gjë e cila thelluar ngërçin dhe e bën të pamundur rritjen e fuqisë blerëse të apartamenteve.

Edhe pse shumë shpejt mund të kemi rritje të çmimit të qirasë, kushtet e tyre zakonisht janë mjerisht skandaloze dhe shpesh të pabanueshme.

COMMENTS

WORDPRESS: 0