“Një shok për kokë”, marshim sensibilizues për fëmijët me sindromën DOWN

“Një shok për kokë”, marshim sensibilizues për fëmijët me sindromën DOWN

“Eja të kesh një shok për kokë përkrahë teje” Nën këtë moto dhjetëra qytetar të Tiranës kanë marshuar ditën e sotme në bulevardin “Zogu I” për t

Aksident/ Ndërron jetë 27-vjeçari.
Zyrtarët saudit arrestojnë 11 princat pasi protestuan në një pallat mbretëror mbi masat shtrënguese duke përfshirë edhe detyrimin për të paguar faturat e tyre të shërbimeve.
Mes skamjes , sëmundjes e në qiell të hapur…

“Eja të kesh një shok për kokë përkrahë teje”
Nën këtë moto dhjetëra qytetar të Tiranës kanë marshuar ditën e sotme në bulevardin “Zogu I” për të ndërgjegjësuar shoqërinë për pranimin dhe mbështetjen e fëmijëve me sindromën Down. Prindër sëbashku me fëmijët e tyre me këtë sindromë, e filluan marshimin e tyre nga materniteti “Mbretëresha Geraldinë” në orën 11:00, ku nuk  mungoi edhe mbështetja e qytetare dhe nxënës nga shkollat e kryeqytetit.
Shumë prej prindërve , fëmijët e të cilëve janë me këtë sindromë, shprehen se mbetet problem gjetja e mësuesve mbështetës për fëmijët e tyre.  Edhe pse ligji tashmë ekziston në Shqipëri, ai nuk është futur ende në shkollat tona”, shprehen një prej prindërve, ndërsa një tjetër shton se: “Duhet të ketë më shumë aktivitete për këta fëmijë, në mënyrë që të bëhen pjesë aktive e komunitetit”. Ligjin 69/2012 për arsimin parauniversitar në Shqipëri, neni 6 pika 6 e tij thotë shprehimisht se: “Nxënësve të familjeve në nevojë,me aftësi të kufizuara dhe atyre me vështirësi në të nxënë u ofrohet përkujdesje e posaçme, sipas përcaktimeve në këtë ligj”. Nga ana tjetër edhe pse ka disa vite që ky ligj është në fuqi, në realitetin arsimor në Shqipëri vihet re se shumë pak gjëra, për të mos thënë fare kanë ndryshuar. Një nga problemet më të mëdha që fëmijët me sindromën Down hasin, është ai i punësimit, pasi ende nuk ekziston një qëndër aftësimi për ta, ku mund të marrin një edukim të nevojshëm për tu futur në tregun e punës, duke bërë kështu që këta fëmijë pasi të kalojnë moshën 16- vjeçare të izolohen dhe të qëndrojnë të papërfshirë në komunitetet ku jetojnë.
Tetori është muaji i ndërgjegjësimit për sindromën Down dhe marshimi i organizuar ditën e sotme ishte realizuar nga fondacioni “Down Syndrome Albania”. “Buddy Walk” është një marshim i cili është shndërruar tashmë në simbol të mbështetjes për fëmijët me sindromën Down dhe në botë ka nisur të organizohet prej vitit 1995, ndërsa në Shqipëri ky ishte viti i 5.

COMMENTS

WORDPRESS: 0