Një në pesë azilkërkues në Britani të deklaruar si minorenë kanë gënjyer për moshën dhe janë detyruar të kthehen në shtëpi.

Një në pesë azilkërkues në Britani të deklaruar si minorenë kanë gënjyer për moshën dhe janë detyruar të kthehen në shtëpi.

Një në pesë azilkërkues, të cilët gënjyen në lidhje me moshën e tyre duke thënë që janë minorenë, me qëllim qëndrimin në Mbretërinë e Bashkuar është e

Tatimet kontrolle në terren për qiratë
Golem/ Fshati nuk pastrohet nga mbeturinat
“Aty ku varfëria hyn edhe nga dritaret”!

Një në pesë azilkërkues, të cilët gënjyen në lidhje me moshën e tyre duke thënë që janë minorenë, me qëllim qëndrimin në Mbretërinë e Bashkuar është e detyruar  pas analizës të largohet.

Të dhënat e Zyrës së azilkërkuesve tregojnë se 2,644 të rritur u kapën duke u përpjekur të kalonin kufirin për në Britani nga viti 2010 deri në vitin 2016, si fëmijë të pashoqëruar që kërkonin azil.

Megjithatë, 580 prej këtyre  u rikthyen pasi u nga analizat e bëra rezultonin se ishin moshë madhore dhe kishin gënjyer në deklarimin e moshës.

Statistikat për vitin 2017, nga janari deri në shtator, treguan se dy të tretat e 692 personave, data e lindjes së të cilëve u testuan për moshën e tyre  nga zyra e azilkërkuesve, ishin mbi 18 vjeç.

Hetimi, i kryer nga Daily Express, zbuloi gjithashtu se sasia e kërkesave për azil nga fëmijët e prekur u përkeqësua pasi u shkatërrua kampi famëkeq i refugjatëve Calais në tetor 2016.Statistikat për tremujorin e fundit të atij viti zbuluan se si 1,006 meshkuj dhe 170 femra kanë bërë kërkesa të tilla.Shifrat për 2016 treguan se 575 nga numri i përgjithshëm prej 3,290 paraqitësve të kërkesave u zbuluan të jenë mbi 18 vjeç, ndërsa vetëm 37 prej tyre u pranuan  nga Mbretëria e Bashkuar. Tony Smith, ish-drejtor i përgjithshëm i Forcave Kufitare të Mbretërisë së Bashkuar, i tha Expressit se rreziku i ulët për t’u detyruar të largohej nga Britania e Madhe përbënte një rrezik që duhej marrë për migrantët.Numri i fëmijëve që kërkojnë azil në Britani të Madhe tani është afër niveleve rekord, “shtoi ai. “Ndonëse është e rëndësishme që ne ofrojmë mbrojtje në Britani të Madhe për fëmijët vulnerabël, nuk mund të injorojmë faktin se më shumë se gjysma janë gjetur moshë madhore pas një vlerësimi të plotë”.

COMMENTS

WORDPRESS: 0