Një mësim nga aktivistët egjiptian dhe rom për shoqërinë shqiptare.

Një mësim nga aktivistët egjiptian dhe rom për shoqërinë shqiptare.

Covid-19 shton diskriminimin racor/ Aktivistja rrëfen ngjarjen e rëndë
“Burri me Covid-19, gruaja jo”, mjeku Sallabanda shpjegon misterin shkencor
Franca, kampione e botës! Kroacia e mbyll me nder …

Disa ditë më parë të gjithë u njohëm nëpërmjet medias për reagimin e 50 punonjësve të fasonerisë në qytetin e Korçës, të cilat në situatë të vështirë ekonomike për shkak të masave të marra kundër Covid-19, shpresonin se do të ishin përfituese të pagës së luftës dhe do të lehtësonte disa nga problemet që kanë në këtë kohë. Punonjëset gjatë protestës shpreheshin se:

“I nxorën punëtorët në rrugë. Drita dhe ujë, jemi me kredi në shtet. Më erdhi zyra e përmbarimit dhe më bllokoi shtëpinë.”

“Kemi 20 e kusur vjet që po punojmë dhe na hodhi në rërë tani neve.”

“Jam me qira, ku ti gjej që të paguaj. Po ujë, drita dhe për të ngrënë? Jemi pesë veta në shtëpi.”

Gjatë protestës punonjëset kanë kërkuar ndihmën e aktivistes për çështjet egjiptiane dhe rome në qytetin e Korçës, e cila është njëkohësisht dhe drejtuese e Zyrës Rajonale të Komisionerit për Mbrojtjen nga Diskriminimi znj. Etleva Tare. Në fakt ka qenë e vetmja që i ka ardhur në ndihmë këtyre punonjëseve në momentin më të vështirë tyre të përballjes me pronarin e fasonerisë dhe të institucioneve përgjegjëse. E nënvizojmë që ishte e vetmja bashkë me rrjetin e aktivistëve që merren me çështjet e minoriteteve egjiptian dhe rom, duke ditur që ka sindikata dhe një numër të madh organizatash që angazhohen për të drejtat e punëtorëve, por nuk i mbështetën.

Znj. Tare shprehet se: Nuk mund të rrija pa bërë asgjë për ata punonjëse që vërtet ishin në një situatë ekonomike të vështirë. Ndaj bashkë ndërmorëm disa takime.

Fillimisht, takuam Drejtorin e Tatimeve Korçë i cili na shpjegoi se, punonjëset nuk kanë përfituar nga paga e luftës së paketës së dytë, për shkak se ata ishin larguar nga puna nga ana e punëdhënësit, përpara datës së Akteve Normative dhe marrjes së masave.

Të nesërmen sugjerova dhe realizuam  bashkë me punonjëset takime  me drejtuesin e  Inspektoratit Rajonal të Punës Korçë si dhe Zyrën e Punës Korçë. Takime të cilat përfunduan me një zgjidhje të pranuar nga punonjëset. Ata do të përfitonin pagesën e të ardhurës nga papunësia, në masën 13 000 lekë në muaj përgjatë një viti.

Pra, mjaftuan për arritjen e zgjidhjes një mbështetje dhe orientim konkret i punonjësve në institucionet e duhura.

Por në fakt, jemi mësuar si shoqëri të solidarizohemi me ngjarje të tilla nëpërmjet publikimeve të statuseve në rrjetet sociale, aktivistët egjiptian dhe rom na treguan se në raste të tilla nevojiten më shume veprime  konkrete. Një mësim që na vlen shumë në këtë kohë, i dhënë nga disa aktivistë që nuk marrin vëmendje mediatike por ndihmojnë në heshtje familjet shqiptare.

COMMENTS

WORDPRESS: 0