Nis viti i ri shkollor: Ja vështirësitë që hasin

Nis viti i ri shkollor: Ja vështirësitë që hasin

Në Shqipëri sot nisi viti i ri arsimor për nxënësit e shkollave 9-vjeçare dhe të mesme. Në të gjitha institucionet arsimore publike dhe private, zilja

Akulli i infektuar, 600 kontrolle nëpër lokale. Ndotja, edhe gjatë shërbimit
Ligj i ri për nxitjen e punësimit / Përfituesit e tij
Elbasan: Përroi i Zaranikës, rrezik për përmbytje

Në Shqipëri sot nisi viti i ri arsimor për nxënësit e shkollave 9-vjeçare dhe të mesme. Në të gjitha institucionet arsimore publike dhe private, zilja sot ftoi nxënës dhe mësues për një vit të ri përpjekjesh dhe angazhimesh në rrugën e diturisë.

Si çdo vit më e veçantë është kjo ditë për vogëlushët e klasave të para, që ulen për herë të parë në bankat e shkollës. Emocionet, gëzimi po edhe vështirësitë për ta janë më të mëdha.

Sipas të dhënave nga Ministria e Arsimit, këtë vit shkollor janë 24 mijë nxënës në të gjithë vendin, që nisin klasën e parë. Ndërkohë në të gjithë shkollat e sistemit parauniversitar në vend janë regjistruar mbi 380 mijë nxënës.

Këtë vit shkollor librat për klasën e parë deri në të pestën janë shpërndarë falas në të gjitha shkollat e vendit. Ndërkaq qeveria ka premtuar se brenda dy vitesh, tekstet shkollore do të mund t’i përfitojnë falas të gjithë nxënësit e shkollave 9-vjeçare.

Për këtë vit shkollor, nxënësit nga klasa e parë deri në klasë të pestë, janë pajisur me libra falas. Këta libra janë përdorur nga nxënësit e një viti më parë, të cilët i kanë kthyer pasi kanë përfunduar vitin shkollor. Përjashtohen këtu nxënësit e klasave të para, të cilët për çdo vit përfitojnë tekste të reja.

Por një nga problematikat që  lind nga një proces i tillë është fakti që librat që janë dorëzuar në fund të vitit nuk janë fshirë plotësisht dhe nuk janë në kushte të mira, duke krijuar vështirësi në përdorim për nxënësit që i përdorin sërish.

Arsyeja e vetme është sepse librat janë të përdorur. Një pjesë e librave janë munduar të fshihen, ndërsa një pjesë jo, dhe vajza në këtë rast e ka shumë të vështirë që të gjejë zgjidhjen të themi të problemit në matematike apo edhe të shkruaj në gjuhë. Prandaj mendoj që është vendimi më i mirë pavarësisht se ka kosto. Unë i kam blerë vetëm gjuhën dhe matematikën, pjesën tjetër të librave do mundohem ta sigurojmë pak më vonë. Të dyja së bashku kushtuan 1000 lekë”- u shpreh një prindi.

Gjithashtu, ripërdorimi i librave bën që çdo vit të përdoren të njëjta modele tekstesh, duke mos pasur mundësi për përzgjedhjen e teksteve që i përshtaten më së miri fëmijëve. Botime të ndryshme për librat e nxënësve të arsimit parauniversitar, janë të nevojshëm, që mësuesit të zgjedhin për të punuar me tekste që ndihmojnë në formimin e nxënësve.

 

 

 

COMMENTS

WORDPRESS: 0