Nis përgatitja e teksteve shkollore për gjuhën shqipe

Në Universitetin e Thrakisë,  në  Turqi,  ka filluar përgatitja e përmbajtjes së teksteve shkollore për lëndën e gjuhës shqipe dhe asaj boshnjake, t

22 Tetor Dita Kombëtare e Aktivizmit
Ushqimet e shpejta shkaktojnë kancer tek fëmijët
Depresioni tek fëmijët…

gramatika

Në Universitetin e Thrakisë,  në  Turqi,  ka filluar përgatitja e përmbajtjes së teksteve shkollore për lëndën e gjuhës shqipe dhe asaj boshnjake, të cilat nga viti i ardhshëm akademik do të futen si lëndë me zgjedhje në shkollat e Turqisë.

Profesorë të gjuhës shqipe dhe asaj boshnjake janë duke punuar intensivisht për përgatitjen e teksteve, pas miratimit të planprogramit të përgatitur. Rektori i Universitetit të Thrakisë shprehet se secilit që i tregojmë, e pranon këtë fakt me kënaqësi. Ky lajm është pritur me gëzim të madh si në Shqipëri, dhe vendet ku flitet gjuha boshnjake. Gjithashtu kjo do të mundësojë ngritjen e marrëdhënieve  në një nivel më të lartë.

Kryetari i Departamentit të Gjuhës dhe Letërsisë Boshnjake në Fakultetin e Letërsisë në Universitetin e Thrakisë, njoftoi se lënda e gjuhës shqipe dhe ajo e gjuhës boshnjake do të mësohen për klasat 5,6,7 dhe 8.

 

COMMENTS

WORDPRESS: 0