Ngjarja në Berat, flet babai i djalit: Familjarët e vajzës nuk donin sepse…

Ngjarja në Berat, flet babai i djalit: Familjarët e vajzës nuk donin sepse…

Opinioni publik është tronditur sërish nga ngjarja e ndodhur para pak ditëve në Berat, ku 16-vjeçarja Adela Caci i dha fund jetës duke u vetëhelmuar.

Shifrat/ Qytetet në Shqipëri me numrin më të lartë të vdekjeve, shkaqet kryesore
Historia e Marinës/ Vajza nga Berati që të mahnit me aftësit e saj
Berat: Ja cfarë ndodh në Hipotekë

Opinioni publik është tronditur sërish nga ngjarja e ndodhur para pak ditëve në Berat, ku 16-vjeçarja Adela Caci i dha fund jetës duke u vetëhelmuar. Adoleshentja prej disa kohësh ndodhej në kushte të rënda psikologjike për shkak se shantazhohej nga një bashkëmoshatar i saj me publikimin e një videoje intime.

17 vjecari me inicialet D.K i kërkonte para të resë, në këmbim mospublikimin e filmimit intim që kishte në telefonin e tij. Këto shantazhe dhe kërcënime të përsëritura në adresë të Adelës si edhe trysnia që po ushtrohej ndaj saj, çuan në ndërmarrjen e aktit ekstrem të vetëflijimit. Një ditë para se të pinte fotoksinën Adela kishte vënë në dijeni edhe prindërit e saj mbi situatën që po kalonte.
Të rinjtë ishin nxënës të shkollës së mesme profesionale të Ekonomisë dhe Turizmit “Kristo Isak” në Berat.

Drejtori i shkollës ka deklaruar se 16 vjecarja ishte një nxënëse e dalluar dhe me sjellje shembullore. Ai mohon që stafi pedagogjik të jetë në dijeni të kësaj historie mbi kërcënimet që bëheshin ndaj Adelës.

Ndërkohë edhe shoqet e saj shprehen se vajza ishte shumë e dashur dhe e qeshur dhe sipas tyre nuk kishte ndonjë motiv për t’i dhënë fund jetës.

Nga ana tjetër prindërit e vajzës nuk kanë bërë denoncim për djalin në polici pasi menduan ta zgjidhnin midis palëve këtë çështje, pa çuar nëpër mend aktin fatal që e mitura do të kryente.

Sipas babait të djalit të akuzuar, dy të rinjtë ishin në një lidhje me njëri-tjetrin dhe se familjarët e vajzës nuk ishin dakord për kurorëzimin e tyre pasi familja e djalit i përkiste komunitetit egjiptian. Më tej ai tregon se :“Ishin në shkollë bashkë. I kam parë dhe vetë nja dy apo tre herë jashtë shkollës. Për gjërat e tjera nuk di gjë. Mua më vjen keq për familjen e vajzës sepse unë e mendoj atë si vajzën time. Ja kemi lënë në dorë drejtësisë, por djali im është i pafajshëm. Nuk përputheshin karakteret,  ata nuk donin sepse ne jemi komunitet egjiptian. Po të ishte gjallë ne do ta donin si vajzën tonë,  si nusen e djalit tonë. 

Ndërkohë Gjykata e Vlorës ka caktuar masën e sigurisë “arrest me burg” për shtetasin me iniciale D.K, 16 vjeç nga Berati, që kanosi me publikimin e materialit filmik të natyrës intime të miturën Adela Çaci, e cila e gjendur në këtë trysni i dha fund jetës pak ditë më parë.

COMMENTS

WORDPRESS: 0