Nga Robert Gajda, Komisioner për Mbrojtjen nga Diskriminimi.  Pakica Ballkano-Egjiptiane dhe komunitetet etnikokulturore në Shqipëri!

Nga Robert Gajda, Komisioner për Mbrojtjen nga Diskriminimi.  Pakica Ballkano-Egjiptiane dhe komunitetet etnikokulturore në Shqipëri!

 Pakicat Ballkano-Egjiptiane dhe komunitetet etnikokulturore në Shqipëri! Nga Robert Gajda, Komisioner për Mbrojtjen nga Diskriminimi  Zhvillimi i

“Me sytë drejt qiellit” : Familjet rome të prekuara nga tërmeti , apel bashkisë Elbasan për ndihmë emergjente
Menduan se ishte një kështjellë, ajo që zbuluan kur u futën brenda i la pa fjalë
Pogradec: 42 familje rome, egjiptiane dhe të mazhorancës rrezikojnë të dëbohen: Ja apeli i qytetarëve
 Pakicat Ballkano-Egjiptiane dhe komunitetet etnikokulturore në Shqipëri!
Nga Robert Gajda, Komisioner për Mbrojtjen nga Diskriminimi 
Zhvillimi i një konference ndërkombëtare nga Universiteti Elbasanit mbi pakicat kombëtare dhe në specifikë mbi komunitetin Egjiptian, shënon një hap para mbi rolin e Universitetit si institucion komunitar në shoqëri dhe njohjen e identiteteve kulturore me natyrë etnike në Shqipëri. Së pari, Universitetet tashmë kanë dalë nga perceptimi shoqëror si organizime mësimdhënieje me konotacion didaktik dhe pedagogjik, për tu afirmuar si institucione kërkuese dhe studimore me karakter shkencor, mbi fenomenet shoqërore dhe karakteristikat e grupeve të ndryshme, ekonomike, sociale, kulturore, etj. Është e gjatë rruga për një afirmim të plotë akademik por ajo që duhet përshëndetur është qasja konkrete që Universiteti ka në komunitetin ku ndodhet dhe ku është ngritur në nivel institucioni. Me këtë dua të them që këto institucione po hyjnë në dobishmërinë e komunitetit si entitete të specializuara e të profesionalizuara jo vetëm në nxjerrjen e individëve të arsimuar por edhe në plazmimin e mendimit shoqëror, nxitjen e vëmendjes mbi aspektin kulturor dhe përdorimin e intelektit në dobishmëri të shoqërisë. Sa më shumë Universiteti do të dijë të hulumtojë dhe të ekspozojë problematikat e shoqërisë aq më i pazëvëndësueshëm dhe më i nevojshëm ka për të qenë roli i tij. Në këtë kontekst kryerja e një konference mbi identitetet kulturore të pakicave përkon më së miri me rolin e Universitetit në shoqëri dhe koerencën e veprimit të tij duke parë dhe shtysën e Bashkimit Europian mbi bashkëjetsën e komuniteteve dhe miratimit të Ligjit mbi Pakicat Kombëtare. Së dyti, specifika e Konferencës përqendrohet në komunitetin Ballkano-Egjiptian. Edhe këtu vërehet një hap tjetër shumë përpara i Universitetit të Elbasanit i cili në hulumtimet e tij nuk përqendrohet më në argumente makro dhe shumë të përgjithshme, por hyn me forcën e studimit në specifikat mikro shoqërore pasi vetëm hulumtimi në detaj i gjërave ekspozon identitetin e tyre dhe manifeston problematikat që kërkojnë vëmendje dhe ndreqje në të ardhmen. Ky hap shkon në linjë edhe me hapjen e katedrës së gjuhës dhe kulturës Rome në Universitetin e Elbasanit disa vjet me parë. Vlera e kësaj konference qëndron më shumë në faktin se e projekton shoqërinë shqiptare në një nga dimensionet më unike të saj, multikulturalizmin. Promovimi i kulturës së njërit nga komunitetet dhe minorancat kombëtare prej shumë kohësh të rrënjosur dhe pjesë e pandashme e shoqërisë sonë siç është kumuniteti Ballkano-Egjiptian, ekzalton diversitetin si vlerë bazike të bashkëjetesës sonë. Multidimensionalizmi i konferencës me hulumtime nga fusha të ndryshme si antropologjia, aspektet gjuhësore, kultura, këngët, identiteti historik dhe realiteti ekonomik dhe social, tregojnë gjerësinë e një komuniteti që edhe pse pakicë ndikon në shoqëri në shumë fusha të jetës. Zhvillimi i konferencave të tilla nxit pikërisht njohjen për të ndryshmen, kuptimin e identiteve dhe rëndësinë e tyre për të bashkëjetuar në një shoqëri të integruar, bazuar në vlerën e tolerancës, në pranimit e tjetrit dhe në dinjitetin individual dhe komunitar të çdo qytetari. Perceptim i përgjithshëm i shoqërive është që minoritetet për tu garantuar dhe promovuar duhet të gëzojnë një parashikim dhe mbrojtje ligjore dhe vetëm në këtë mënyrë do të mund të garantohet parimi i barazisë dhe i mos diskriminimit, sidomos i një shumice të caktuar ndaj një pakice. Kjo është pjesërisht e vërtetë. Në fakt nuk mund të kemi një bashkëjetesë të harmonishme midis larmisë së një shoqërie nëse nuk vendosen dhe respektohen parime themelore, të drejta dhe rregulla ligjore. Nga ana tjetër problemet që manifestohen në shoqëri nuk kërkojnë vetëm zgjidhje juridike, por, sidomos për një kuptim dhe përvetësim thelbësor të vlerave shoqërore, kërkohet një impenjim kulturor. Kjo e fundit kuptohet në sensin e saj më të gjerë dhe të gjitha dimensionet si traditat, gjuha, historia, feja, letërsia, këngët, zakonet, filmat, njerëzit e shquar, etj. Vetëm duke promovuar aspektet e ndryshme të një pakice, anët pozitive të saj, vlerat e paditura, kontributet e pamohueshme gjithë dimensionin kulturor dhe universalizmin e saj, arrihet që të mposhten stereotipet, klishetë, përçmimet apo superioritetet, ndasitë, të perceptuarit si të huaj, pengesat juridike, sociale dhe ekonomike. Multikulturalizmi është realiteti pozitiv i shoqërive të sotme dhe kulturat e ndryshme qëndrojnë aty, shpesh herë të harruara e të pazbuluara, të paditura e të injoruara, për rrjedhojë të paragjykuara në shumë raste negativisht. Në këtë kontekst Universiteti, bota akademike në tërësi, studiuesit edhe të ardhur në disa raste nga vetë komunitetet, japin një kontribut të çmuar dhe të vlefshëm në ndriçimin e shoqërisë dhe në promovimin e potencialit të jashtëzakonshëm të saj, të mbetur në hije dhe të pashfrytëzuar. Është shumë e urueshme që Universitetet të vazhdojnë dhe amplifikojnë rolin e tyre në Shoqëri, sidomos duke studiuar karakteristikat dhe fenomenet e saj. Në këtë vazhdë, zhvillimi i konferencave të tilla mbi të veçantat dhe të përbashkëtat e komuniteteve të ndryshme duhet nxitur dhe duhet përkrahur. Së fundmi, një hap pozitiv është edhe ai i bashkëpunimit të Universitetit më organizma përfaqësues të identiteteve të ndryshme komunitare në shoqëri. Përfshirja e këtyre organizatave, jo vetëm thyen ngurtësinë akademike-shkencore të konferencave, por gjithashtu zgjeron dimensionet e vetë konferencës duke u përshtatur me rolin e Universitetit vëzhgues dhe veprues në komunitet. Në këtë binom edhe pjesëmarrja e organeve të pavarura në mbrojtjen dhe promovimin e të drejtave si Avokati i Popullit apo Komisioneri për Mbrojtjen nga Diskriminimi, etj, do të ndihmonte në plotësimin sa më të gjerë të panoramës shoqërore. Sidomos për këto të fundit, studime të dimensioneve të ndryshme mbi fenomenet shoqërore të trajtuara nga Universitetet dhe Organizata shoqërore, janë shumë të dobishme dhe të rëndësishme në kryerjen e funksioneve të tyre. Aspekti juridik i gjërave, përvetësimi i të drejtave, asnjëherë nuk do të jetë i plotë dhe i drejtë, nëse nuk njihet aspekti kulturor i tyre.

COMMENTS

WORDPRESS: 0