Nënkryetari i Kuvendit Myslym Murrizi ofendon për herë të dytë grupet vulnerabël/Romët dhe Personat me Sindromën Down

Nënkryetari i Kuvendit Myslym Murrizi ofendon për herë të dytë grupet vulnerabël/Romët dhe Personat me Sindromën Down

Diskriminimi i grupeve vulnerabël në Shqipëri, është ende në nivelet e larta të përdorimit fyes dhe termave pezhorativ. Edhe pse minoritetet në Shq

Kjo është loja që po krijon varësi tek fëmijët .
Grafiku tregon numrin e femrave në kabinetet qeveritare nga 1991-2017
Kjo naftë po na vret ngadalë!

Diskriminimi i grupeve vulnerabël në Shqipëri, është ende në nivelet e larta të përdorimit fyes dhe termave pezhorativ.

Edhe pse minoritetet në Shqipëri janë të njohura me ligj dhe ka sanksione për diskriminimin e tyre, ende në shoqërinë shqiptare përbuzen dhe steoritipozojnë grupe të caktuara për të rritur në masë përdorimin e tyre.

Myslim Murrizi është zyrtari me funksion nënkryetar të  Parlamentit Shqiptar i cili ka ofenduar për të dytën herë grupet vulnerabël, herën e parë për personat me sindromën Down ku ka shkruar në rrjetin e tij social:  “Brahim Myftaraj pse ashtu e kupton ti si intelektual??? O pika qe nuk jubie. Pse kjo ndrikulla eshte problemi apo rama, damiani, beqa, kajmaku valdrini??? Ik qerohu se me vjen te vjelle kur shoh qe nje daun komenton ne fb tim”-shkruan Murrizi. me sindromën Doën .

Fondacioni ”Down Syndrome Albania mbajti një protestë me dhjetra persona përpara parlamentit ku kërkuan dorëheqjen e tij dhe të kërkojë ndjesë publike.

Sërish Murrizi, ditën e sotme, gjatë seancës në parlament ka ofenduar deputetët e rinj, duke përdorur termin “harixhinj”. Ja dhe reagimi i tij:“Deputetët e rinj po bëhen si arixhinjtë nëpër çadra”.

Ky term është ofendues për minoritetit Rom dhe dënohet me masa administrative.

Shoqëria Civile Rome, kanë kërkuar ditën e sotme që institucionet të reagojnë mënjëherë për këte çështje.

Ja reagimet e tyre sot:

COMMENTS

WORDPRESS: 0