Nën hijen e qiririt? Aktivistë dhe qytetarë peticion prej 3200 firmash për miratimin e VKM-së për kompensiminn e energjisë elekrike

Nën hijen e qiririt? Aktivistë dhe qytetarë peticion prej 3200 firmash për miratimin e VKM-së për kompensiminn e energjisë elekrike

Në sajë të pamundësisë së pagesës së energjisë elektrike të familjeve në nevojë  dhe në bazë të ligjit “ Për Sektorin e Energjisë Elektrike” të miratu

Alarmante: Rrjetet sociale shkak i vetëvrasjeve. Lezha qarku më i prekur
Udhëzimi i ri: Taksat për automjetet e reja dhe të përdorura, ja llogaritja
Invalid dhe pa ndihmë ekonomike…

Në sajë të pamundësisë së pagesës së energjisë elektrike të familjeve në nevojë  dhe në bazë të ligjit “ Për Sektorin e Energjisë Elektrike” të miratuar në vitin 2015 në zbatim të nenit 95 të ligjit për Sektorin e Energjisë Elektrike. aktivistët e shoqërisë civile ndërmorën nismën për miratimin e kësaj VKM-je  për të përfituar ndihmë financiare për energjinë elektrike të të gjitha familjeve në nevojë.

 

Këshilli i Ministrave propozoi një ligj “Për sektorin e energjisë elektrike” në vitin 2015, që për herë të parë parashikonte rregullimin e kësaj situate me një term që quhet “klienti në nevojë”, që u miratua nga Kuvendi i Shqipërisë. Me këtë term kuptohet që familjet në nevojë, si ato që trajtohen me ndihmë ekonomike, me pension invaliditeti ose pensionistë, mund të sigurojnë një kompensim të energjisë elektrike nëpërmjet buxhetit të shtetit. Ligji gjithashtu parashikon që për ta bërë më të prekshme këtë zbatim të ligjit, duhet një VKM për mënyrat, kriteret dhe procedurat sesi këto familje do të marrin këtë përfitim. Ligji parashikonte që VKM përkatese duhej të dilte në vitin 2016. Por, miratimi i VKM-së nuk është kryer megjithëse kanë kaluar 4 vite nga miratimi i këtij Ligji, dhe tre vite nga afati i përcaktuar në Ligj për VKM në fjalë.

Pas një sërë hapash, aktivistët në bashkëpunim me qytetarët e qytetit të Tiranës, Elbasanit, Durrësit, Fierit dhe Beratit  dorëzuan peticionin me 3200 firma pranë Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë, Ministrisë së Industrisë dhe Energjetikës , si dhe pranë Kryeministrisë për miratimin e kësaj VKM-je dhe kompensimin e energjisë elektrike të familjeve në nevojë.

E cilësuar në ligj “klient në nevojë”(personat të cilët e kanë të pamundur pagesën e energjisë elektrike) duhet të përfitojë 210 Kw  të përkthyera në lek 20-23 lekë të vjetra. Duhet theksuar se mos miratimi i kësaj VKM-je penalizon shumë familje të jenë debitorë ndaj energjisë elekrike, apo shumë të tjerë të qëndrojnë nën hijen e qiririt.

COMMENTS

WORDPRESS: 0