Në vorbullën e varfërisë

Në vorbullën e varfërisë

Nga : Pranvera Berati Askush nuk zgjedh të lindë i varfër, por varfëria nuk të kërkon leje, thjesht të mbërthen me kthetrat e saj. Të mbërthen aq f

Nëse nesër nuk fillon puna protesta do vazhdojë me bllokim rruge pa afat…
Athinë, një masakër anti-rome vazhdon prej dy ditësh
​Ligji i Pakicave bashkon PS-PD, LSI dhe Dule kundër.

Nga : Pranvera Berati

Askush nuk zgjedh të lindë i varfër, por varfëria nuk të kërkon leje, thjesht të mbërthen me kthetrat e saj. Të mbërthen aq fort, duke të të shndërruar skllav. E sheh veten aq të dominuar prej saj, saqë stë mbetet gjë tjetër veçse ti dorëzohesh ose të shpresosh duke gjetur shpresë edhe tek e pashpresa. Të dorëzohesh e të gjesh strehë tek mjerimi apo të luftosh këtë “virus vdekjeprurës”? Të mbetet ty të gjesh zgjidhje në udhëkryqin e varfërisë. A ekziston zgjidhje në këtë udhëkryq vallë? Varfëria nuk njeh moshë,gjini, fe,  rracë, ajo thjesht të përfshin në vorbullën e saj. Ironi e fatit ku në këtë vorbull vërtiten fëmijët. Vërtiten jo duke luajtur , por duke luftuar për të mbijetuar. E ndërsa ne vijmë në jetë nga dashuria këta fëmijë të shoqëruar nga” Zonja Varfëri”. Kjo zonjë e pashpirt e cila shkatërron botën e tyre fëminore dhe i përball me botën mizore të mjerimit. Mjerimi, bota më e egër ku vështirësitë të bëjnë të humbasësh fëmijërinë e të rritesh duke qenë ende fëmijë. Xheni është vajza e cila ka shumë , që ia ka privuar padrejtësia. Një ndër ëndrrat e saj është arsimi. Në të ardhmen ajo ëndërron të jetë mjeke. Mjaftohet duke ëndërruar për disa çaste, pasi realiteti është shumë ndryshe. Pamundësia ekonomike e ka detyruar të braktisë shkollën. Prindërit e saj zotërojnë statusin të papunë, shkakun kryesor të braktisjes së shkollës. Ndihma ekonomike prej 3000 lekësh të reja nuk i mjafton kësaj familjeje për shpenzimet bazike të përditshme. Xheni mjaftohet duke ëndërruar , pasi ëndërrat janë të vetmet që japin shumë pa kërkuar asgjë në këmbim. Të humbasësh fëmijërinë e të rritesh duke qenë ende fëmijë? Ky është realiteti i hidhur që shoqëron Andin. Andi është braktisur nga i ati para disa vitesh. 10-vjeçari nuk është si bashkëmoshatarët e tij. Vështirësitë socio-ekonomike e kanë rritur , e kanë bërë më të fortë , e kanë shndërruar në kryefamiljarin e shtëpisë. Ai ndryshon nga moshatarët e tjerë, të cilët nuk dinë çfarë rroba të zgjedhin për të nesërmen në shkollë, nuk dinë çfarë dhurate tu kërkojnë prindërve, janë në dilemë të blejnë I-Phone apo tablet. Dilema e vogëlushit është të frekuentojë shkollën apo të punojë ? E kësaj dileme i ka dhënë fund duke frekuentuar shkollën në mëngjes dhe duke punuar në mbrëmje. Puna e tij konsiston në mbledhjen e mbetjeve të riciklueshme, punë aspak e përshtatshme për një minoren. Nuk do të flasë , por janë sytë të cilat i pasqyrojnë çdo fjalë të pathënë, rrobat e tij tregojnë realitetin e trishtë dhe duart e pista punën e lodhshme. Jeta e tij kanoset çdo natë duke filluar nga mbartja e epidemive të ndryshme e deri tek trafikimi njerëzor. Pavarësisht rreziqeve , optimizmi është ai që se le kurë në baltë, përkundrazi e motivon për të ecur përpara. Duke ecur rrugëve të qytetit sytë ndalen pikërisht aty ku varfëria ulet këmbëkryq, zgjat dorën dhe kërkon disa qindarka. Është një zonjë që ne rëmdomt e quajmë lypëse. Ajo që më tërheq vëmendjen dhe më bën të kthehem sërisht është e qara e fëmijës së saj disamuajsh. Marr guximin dhe e pyes pse ndodhet aty. Më sheh me dyshim, por fillon e tregon historinë. Nuk ndodhet aty rastësisht kushtet ekstreme e kanë detyruar të kërkojë lëmoshë për të kapërdirë një kafshatë bukë. Bashkëshorti për shkak të aftësisë së kufizuar nuk mund të punojë për të siguruar jetesën. Më e keqja është se për shkak të mungesës së viteve të punës i mohohet përfitimi i statusit invalid. Kalvari i vuajtjeve nuk mbaron këtu. Mes lotëve ajo rrëfen dhimbjen që nuk mbaron kurrë për të , humbja e djalit. Humbje e cila mund të evitohej nëse kryefjala nuk do të ishte paraja. Mungesa e kujdesit shëndetësor dhe fakti i të qenurit anëtar i komunitetit egjiptian do të ishin fatale për të riun. Kjo familje fatkeqe nuk ka asnjë të ardhur për tu ushqyer e për të jetuar si të tjerët. Vajza disamuajsh qan sërish…. Kërkon ushqim, strehë, fundja kërkon të drejtat themelore që duhet ti ketë çdo individ që vjen në jetë. A do të përçojë në veshët e dikujt e qara e saj? Përçoi tek veshët e mi duke dëgjuar historinë, përçoi tek disa të tjerë duke i dhënë disa qindarka, por nuk mjafton. Zëri i saj duhet të dëgjohet më shumë, të dëgjohet për ti dhënë një zgjidhje, zgjidhje që  nuk ia japin disa qindarka. Të jesh i pasur në shpirt apo të vuash varfërinë?  Një çift i moshuar jeton në një shtëpi të vjetër, një banesë e vogël, e ngushtë, me qera, pranë Urës së Zaranikës. Shenjat e dukshme të skamjes suvaja e vjetëruar, muret plot lagështirë e soba e ftohtë , e cila nuk ngroh as dhomën e as shpirtrat e tyre bie në sy sapo hyn brenda. Për ta është e rëndësishme të jenë të pasur në shpirt. Ata janë mikpritës , aq shumë sa që i kanë hapur portën edhe”  zonjës varfëri” kur trokiti në portën e tyre. Pa një banesë të tyren , me një pagë qesharake prej 10.000 lekësh të reja ata e ndjejnë veten të harruar . Uria është mikja që i bën shoqëri çdo moment të ditës. “Barkun bosh e zemrën plot “- shprehet Z.Kurti. Asnjë moment nuk i mungon humori, pasi është i vetmi që e bën të qeshë mes atyre nuancave negative. Miell hua për të ngrënë e para borxh për medikamentet mbyllet dita e tyre. Qëndrojnë me shpresën se e nesërmja do të shënojë ditën e marrjes së pagës së pensionit. Të shlyejnë borxhet apo të paguajnë qiranë? Kësaj nuk i dihet…. Një gjë është e sigurt sërisht pa ngrënë. Të jesh i varfër do të thotë të lësh në mes ëndrra të mëdha , të sakrifikosh veten për një kafshatë buke,  të zgjatësh dorën për të kërkuar ndihmë dhe askush të mos gjendet aty, të mos kesh banesë dhe të gjendesh mes skamjes dhe lotëve të pafajshëm. Xheni, Andi, zonja lypëse, çifti Kurti dhe shumë të tjerë janë thjesht “viktimat e këtij virusi infektues”. Jemi ne që duhet të luftojmë për të shpëtuar prej tij. Të ngremë zërin ndaj çfarëdo lloj problematike. Të flasim pa u ndrojtur nga asgjë dhe askush. Institucionet, aktivistët e organizatave, vetë individët të bashkohemi vetëm për një qëllim të përbashkët: Për ti dhënë fund kësaj” lufte”. Trofeu në fund u takon individëve të prekur nga ky fenomen. Ah dhe mos harroni: E djeshmja iku, e nesërmja akoma ska ardhur , kemi vetëm të sotmen. Le tia fillojmë.

COMMENTS

WORDPRESS: 0