Në Shqipëri çudirat nuk mbarojnë!Qytetari nga Shkodra hyn në spital për të operuar stomakun dhe del i djegur.

      Në Shqipëri çudirat nuk mbarojnë! Emisioni BOOM ka sjellë rastin e një qytetari nga Shkodra, i cili hyn në spital për

INSTAT nxjerr shifrat: Ja sa shqiptarë kanë emigruar 8 vitet e fundit
Kusarth\Elbasan: 30 familje vazhdojne te pijne uje te pijshem nga puset
Shqipëria thyen rekordin, ndër vendet më të korruptuara në botë për zbatimin e ligjit

 

 

 

Në Shqipëri çudirat nuk mbarojnë!

Emisioni BOOM ka sjellë rastin e një qytetari nga Shkodra, i cili hyn në spital për të operuar stomakun dhe del i djegur.

Në prill të vitit 2015  Zyhdi Meti kryen një ndërhyrje kirurgjikale në stomak. Operacioni zgjati 3 ore e 30 minuta por kur ka hapur sytë ndiente një dhimbje të padurueshme jo në stomak por tek këmbët.

Pasi bën me shenjë pjesën e trupit nga i vinte dhimbja, familjarët tmerrohen kur shikojne që te dyja këmbet e Zyhdiut ishin të djegura.

 

Por çfarë kishte ndodhur? Gjate kohës që  kryehej operacioni janë 2 pllaka të holla metalike mbi të cilat vendosen kembet e pacientit, të cilat kishin me shumë temperature se normalja  dhe i kishin shkaktuar Zyhdiut djegie të gradës së tretë në të dyja pulpat e këmbëve. E gjithë kjo vjen nga pakujdesia e mjekëve.

Për 7 muaj i moshuari nuk mundi të ecte dhe muskujt e kembëve filluan të humbnin funksionet e tyre. Me pas  shtrohet për 2 muaj te QSUT ku mjeket i bejnë plastike te kembët.

Zyhdi Meti: Në 2015 jam operuar në stomak. Operacioni më ka ecur mirë, por gjatë narkozës unë kam pasur një dhimbje në këmbë. Aty më kishin vendosur pllakat dhe më kishin djegur këmbët. Doktorët as më fal nuk më kanë thënë. Grada e djegës është e shkallës së tretë. Unë jam ndjerë shumë i ofenduar. Mejkët në Tiranë me kanë hequr lëkurën më kanë veshur pulpën e këmbës, por përsëri unë kam pasur difekte dhe nuk isha në gjendje të ecja me këmbët e mia dhe të gjitha shpenzimet kanë qenë nga xhepi im. 

Zyhdiu hodhi në gjyq spitalin e Shkodrës, dhe gjykata e Shkallës së parë vendosi që Zyhdiu duhet të dëmshpërblehet  nga siptali I Shkodrës për demtimin  ndaj tij.

Zyhdi Meti: Gjykata e Shkodrës me dha të drejtëdhe më tha që më takon dëmshperblimi. Por spitali i Shkodrës  e apeloi çështjen dhe e ka çuar te gjykata administrative e Tiranës. Më ka thenë avokati im që duhet të presim 2 ose 3 vjet që të na vijë rradha e gjyqit. Tani kur do t’i marr lekët unë kur të vdes?

Unë  kam fakte, jam djegur jam sakatuar dhe akoma mezi eci dhe këto më zvarrisin qe mos t’i marr  asnjëherë leket. Kjo nuk është e ndershme.

 

COMMENTS

WORDPRESS: 0