Në qiell të hapur prej 10 ditësh.Ja apeli i familjes elbasanase

Në qiell të hapur prej 10 ditësh.Ja apeli i familjes elbasanase

Familja Vrapi në fshatin Pajum të Elbasanit po përjeton një dramë të vërtetë, prej 10 ditësh ndodhen në qiell të hapur, pasi u është shembur shtëpia.

I heqin ndihmën ekonomike sepse mbledh kanaçe. Ja vështirësitë e kryefamiljarit elbasanas
Pianisti i pëllumbave; I moshuari që jeton mes muzikës dhe shpendëve
Kusarth\Elbasan: 30 familje vazhdojne te pijne uje te pijshem nga puset

Familja Vrapi në fshatin Pajum të Elbasanit po përjeton një dramë të vërtetë, prej 10 ditësh ndodhen në qiell të hapur, pasi u është shembur shtëpia.
Sikur të mos mjaftonte kjo katër nga anëtarët e kësaj familje janë invalidë. 3 vite më parë shtëpia u shemb pjesërisht, pushteti vendor në atë kohë i sistemoi në një shtëpi tjetër dhe akordoi 50 mijë lekë për shtëpinë e tyre. Me ato para u rikonstrukturua aq sa ishte e mundur, por shirat e përmbytjet e sivjetshme e shembën atë sërish.

Prej 10 -ditësh ata qëndrojnë jashtë në qiell të hapur, kryefamiljari, Petrit Vrapi shprehet se nuk ka mundësi ta rregullojë banesën, ai apelon për ndihmë:”E riparova para dy vjetësh shtëpinë, djalin e nusen i kam invalid, ne jetojmë jashtë nuk kemi ku të shkojmë. I kërkoj shtetit të na ndihmojë”.
Edhe vajza e tij kërkon ndihmë nga shteti, kushdo të verë dorën në zemër, ajo shprehet: “Riparuam shtëpinë me borxh edhe pastaj shtëpia na u shemb përsëri, babi tani nuk ka mundësi se çfarë të bëjë, tani kërkoj ndihmë nga shteti, sepse këta nuk kanë ku të flenë”.

Mjaft të shqetësuar duken dhe banorët e fshatit, të cilët duke e ditur se 4 prej tyre janë me aftësi të kufizuar, kërkojnë ndihmë nga shteti. Një ndër banoret shprehet: “Këta kanë dy javë që flenë jashtë, mbrëmë i mora në shtëpi sepse ishte shumë ftohtë, por nuk kam mundësi ti mbaj çdo natë, shteti duhet t’i ndihmojë”.Varfëria mbetet një ndër çështjet problematike në vendin tonë duke prekur shumë familje, ndër to edhe ata me aftësi të kufizuar.

COMMENTS

WORDPRESS: 0