Në disa fshatra nxënësit po e braktisin shkollimin. Ja arsyeja

Në disa fshatra nxënësit po e braktisin shkollimin. Ja arsyeja

Kanë gati një vit që kur e përfunduan klasën e nëntë. Por, dy të rinjtë, 15 e 16 vjeç, nuk kanë mundur ta vazhdojnë shkollimin e mesëm, në mungesë

Shijak/ Apel banorët-Rrezikojmë të mbetemi në mes të katër rrugëve…
Sokrat i vuajtur apo …
Shqiptari në Britani e kishte të pamundur të punonte. Ja çfarë bënte

prishtin

Kanë gati një vit që kur e përfunduan klasën e nëntë. Por, dy të rinjtë, 15 e 16 vjeç, nuk kanë mundur ta vazhdojnë shkollimin e mesëm, në mungesë të transportit nga Gllogovica në Prishtinë, bën të ditur emisioni “038” i KTV-së. Në kryeqytet ka çdo pesë minuta autobusë por nëpër fshatra të Komunës së Prishtinës nxënësit po e braktisin shkollimin e mesëm në mungesë të një linje për qytet.

Pos Gllogovicës, edhe fshatrat tjera si Dabishec e Hajkobillë, përballen me mungesën e një linje të rregullt të transportit.

Kjo mungesë mund të bëjë që edhe afro 10 nxënës, që pritet të përfundojnë klasën e nëntë këtë vit, të kenë fatin e njëjtë e dy të rinjve, të cilët nuk janë të vetmit që kanë ndalur shkollimin e mesëm në mungesë të transportit..

Banorët e kësaj zone, thonë se kanë bërë disa kërkesa për linjë të rregullt autobusi dhe transport të veçantë për nxënësit, por deri tani kanë marrë vetëm premtime.

 

COMMENTS

WORDPRESS: 0