Bashkia Tiranë/ Shtohet me 100 numri i policëve bashkiake. A është i nevojshëm ?

Bashkia Tiranë/ Shtohet me 100 numri i policëve bashkiake. A është i nevojshëm ?

Bashkitë në të gjithë vendin do të pësojnë ndryshime përsa i përket strukturës së numrit të punonjësve. Në çdo bashki të vendit do ketë rritje të numr

QENDRA SHËNDETËSORE U NDËRTUA POR NUK FUNKSIONON
Energji nga liqeni i Banjës. Kërkesë për ndërtimin e impiantit fotovoltaik mbi ujë
Shqipëria renditet në mesin e 15 vendeve për emigracionin e lartë të të arsimuarve

Bashkitë në të gjithë vendin do të pësojnë ndryshime përsa i përket strukturës së numrit të punonjësve. Në çdo bashki të vendit do ketë rritje të numrit të punonjësve të policisë bashkiake, që do t’i vijnë në ndihmë shërbimit të pushtetit vendor.

Qeveria miratoi vendimin “Për caktimin e strukturës, të numrit të punonjësve dhe shpenzimeve buxhetore të policisë së bashkisë dhe komunës”, të ndryshuar. Numrin më të lartë të punonjësve të policisë bashkiake, do ta ketë Bashkia e Tiranës.  Në këtë vendim bëhet e ditur se numri maksimal i punonjësve të policisë bashkiake, për Bashkinë e Tiranës, do të  bëhet 373 veta. Ndërsa  numri i përgjithshëm i punonjësve të policisë së bashkive dhe komunave do të bëhet 1 200 vetë. Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare””, thuhet në vendimin e qeverisë..

 

 

 

 

COMMENTS

WORDPRESS: 0