Ndryshojnë abonetë…

Ndryshojnë abonetë…

Biletat e pajtimit mujor për transportin qytetës, që ndryshe njihen si abone do të duhet të kenë të vendosur edhe numrin e kartës së identitetit të pe

Aksident/ Dy të plagosur rëndē
Çuditen mjekët. 11-vjeçares i zhduket tumori i pashërueshëm
Njohja e diplomave dhe e çertifikatave, firmosen kriteret e reja . Dokumentet për lëshimin e vërtetimit të njësimit…

Biletat e pajtimit mujor për transportin qytetës, që ndryshe njihen si abone do të duhet të kenë të vendosur edhe numrin e kartës së identitetit të personit përdorues. Procedura e re përcaktohet në një udhëzim të ministrit t

ë Infrastrukturës dhe Energjisë, Damian Gjiknuri, me datë 9 maj 2018, duke ndryshuar modelin e biletave aktuale.

Sipas modelit të ri të përcaktuar, numri ID do të vendoset poshtë fotografisë, që, gjithashtu, është e detyrueshme. Përveç këtij ndryshimi, udhëzimi përcakton edhe elementët e tjerë që duhet të përmbajnë abonetë, duke përfshirë çmimin si dhe llojin e biletës së pajtimit mujor, që mund te jetë e përgjithshme, studenti apo emërtimi për linjën në të cilën ajo vlen.

Ky udhëzim, vjen pas një debati të zhvilluar rreth një vit më parë për përdorimin e të dhënave personale. Gjatë korrikut të vitit të shkuar nëpër urbanët e kryeqytetit u vendosën njoftime për pajisjen e aboneve me fotografi dhe të dhëna personale të përdoruesit, por ai u konsiderua si abuziv nga Bashkia e Tiranës. Në atë kohë, ky dikaster bëri me dije se njoftimet ishin vendosur nga operatorët në mënyrë të kundërligjshme, ndaj u vendosën edhe 80 gjoba kundrejt tyre.

COMMENTS

WORDPRESS: 0