Ndotja në Elbasan: Industritë në zonën e ish-Metalurgjikut “nuk pyesin” për gjoba.

Ndotja në Elbasan: Industritë në zonën e ish-Metalurgjikut “nuk pyesin” për gjoba.

Ndotja në qytetin e Elbasanit mbetet një fenomen tepër shqetësues, pasi industritë në zonën e ish-Kombinatit Metalurgjik shtohen dita-ditës dhe të gji

Fëmija autik nuk është rrezik, por unik
Me nevojë dhe aftësi të veçantë
Elbasan: Banorët të frikësuar, stina e nxehtë shton rrezikun ndaj zjarreve

Imazh i ngjashëmNdotja në qytetin e Elbasanit mbetet një fenomen tepër shqetësues, pasi industritë në zonën e ish-Kombinatit Metalurgjik shtohen dita-ditës dhe të gjithë shkaktojnë ndotje në mjedis. Me gjithë shqetësimet e shumta të ngritura, askush nuk jep një shpjegim sesi kompani të tilla marrin leje mjedisore kur nuk kanë të instaluara sistemin pluhurkapës, siç është rasti i Ferrokromit, ose më keq akoma kur ujërat e ndotur i derdhin në kanalet vaditëse të fshatit, siç është rasti i Uzinës së Përpunimit të nënprodukteve të Naftës. Ujëra këto, që më pas derdhen në lumin Shkumbin. Prej shumë kohësh, Inspektoriati i Mjedisit ia faturonte përgjegjësinë Ministrisë së Mjedisit. Ndotja është aq evidente, sa edhe ky institucion është shkundur duke vënë gjoba për kompanitë që ndotin mjedisin. “Katër nga këto subjekte që zhvillojnë aktivitet në këtë zonë kanë edhe masa administrative, një gjobë që në total shkon rreth 2.6 milionë lekë”, shprehet Enver Shkurti, kryeinpsketor i Mjedisit në Elbasan. Prej shumë muajsh, Këshilli Bashkiak i Elbasanit ka shpallur gjendjen e emergjencës mjedisore në zonën e ish-Kombinatit Metalurgjik, vendim ky që duhej të kishte vënë në lëvizje të gjitha institucionet e linjës për të marrë masa të menjëhershme.

COMMENTS

WORDPRESS: 0