Ndotja e kripës së detit mbërrin deri në tryezat tona…

Ndotja e kripës së detit mbërrin deri në tryezat tona…

Studimet e fundit kanë nxjerrë në dritë një fakt tronditës, teksa kripa e detit në të gjithë botën është kontaminuar nga plastika. Ky fakt ka shtuar f

(MOS) DËSHIRA PËR TË LEXUAR…?!
Më mire të mos paguaj sigurime, që të zgjedh vetë ku t’i bëj vizitat.
8 Prill, Dita Nderkombetare e Romeve!

Studimet e fundit kanë nxjerrë në dritë një fakt tronditës, teksa kripa e detit në të gjithë botën është kontaminuar nga plastika. Ky fakt ka shtuar frikën e ekspertëve se mikroplastika po bëhet e kudondodhur në ambient, dhe po e gjen rrugën edhe drejt zinxhirit ushqimor përmes kripës në tryezat tona. Grimcat e plastikës janë gjetur në kripën e detit në Britaninë e Madhe, Francë dhe Spanjë, por edhe në Kinë dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Studiuesit mendojnë se pjesa më e madhe e kontaminimit vjen nga mikrofibrat dhe plastika njëpërdorimëshe, si shishet e ujit, sende këto që përbëjnë edhe pjesën më të madhe të mbetjeve plastike. Rreth 12.7 milionë ton plastikë hyjnë në oqeane çdo vit. Shkencëtarët përpiqen të kuptojnë pasojat e plastikës në trupin e njeriut, por nuk munden të gjejnë një grup njerëzish të paekspozuar ndaj saj. Ndërkohë, “The Guardian” shkruante në një analizë të tij kohë më parë se 1 milion shishe plastike blihen në botë çdo minutë dhe se përpjekjet e riciklimit po dështojnë të kapin ritmin e prodhimit, që pritet të katërfishohet deri në vitin 2050.

COMMENTS

WORDPRESS: 0