Ndalohet nga policia sepse gërmonte në kazanin e plehrave

Pamundësia për të përballuar jetesën bën që shumë njerëz të sigurojnë të ardhurat  duke u vetëpunësuar. Të ardhurat e tyre  rrjedhin nga punë info

Antonio Fiore ka lënë Italinë dhe prej disa ditësh po patrullon në Vlorë së bashku me kolegët shqiptarë, për t’i ardhur në ndihmë pushuesve të shumtë nga vendi i tij.
Anulohet Nobeli në Letërsi për vitin 2018
Rrajcë: Rezervuari i ndotur, nevojë emergjente për ndërhyrje

Pamundësia për të përballuar jetesën bën që shumë njerëz të sigurojnë të ardhurat  duke u vetëpunësuar. Të ardhurat e tyre  rrjedhin nga punë informale, të cilat kërkojnë angazhim të madh fizik.  Mbledhja e mbetjeve të riciklueshme përbën një ndër punët më të zakonshme nga një numër i lartë personash, të cilët e  shohin si të vetmen mundësi pune për të siguruar sadopak të ardhura për të mbajtur familjen. Për këtë arsye ditën e djeshme , një burrë është ndaluar nga policia dhe më pas është vënë në hetim në gjendje të lirë sepse është kapur duke vjedhur në kazanët e mbeturinave. Burime nga policia kanë bërë të ditur se një 42-vjeçar me inicialet S. Z., është kapur në Tiranë duke vjedhur materiale të riciklueshme në zonën e liqenit artificial.“Në rrugën “Anton Ashta”, në kazanët e mbeturinave ka vjedhur disa materiale të riciklueshme”, thanë burimet policore që kanë ndaluar burrin 42-vjeçar dhe më pas e kanë lënë të lirë për ta proçeduar në gjendje të lirë.

COMMENTS

WORDPRESS: 0