Ndalohen 3 aktivistët e organizatës politike. 

Ndalohen 3 aktivistët e organizatës politike. 

Aktivisti i organizatës politike Arlind Qorri ka shpjeguar në faqen e tij ne FB nëpërmjet një statusi, se çfarë i ka ndodhur 3 aktivistë të kësaj or

Rreth 2000 fëmijë emigrantë janë ndarë nga familjarët e tyre gjatë 6 javëve të fundit
Mbledh para’ për librat që më kushtojnë 50 mijë lekë (të vjetra)
Salah mahnit botën me gjestin e tij…

Aktivisti i organizatës politike Arlind Qorri ka shpjeguar në faqen e tij ne FB nëpërmjet një statusi, se çfarë i ka ndodhur 3 aktivistë të kësaj organizate. Në orët e para të mëngjesit policia që e duam si sytë e ballit ndaloi tre aktivistë të Organizatës Politike, Hajdin, Kostën dhe Klodin, të cilët po bënin një grafiti kundër tri surretërve që kërkojnë vota të dielën. Deri këtu, në rregull, janë zbatues të devotshëm të një ligji idiot. Gjatë mbajtjes 10 orëshe në komisariat, aktivistët janë marrë në pyetje sikur të ishin kapur duke vënë bombë për ISIS-in. Jo vetëm kaq, por njëri syresh, në shkelje të çdo sensi ligjor, është çuar në vendin e “krimit” për t’u fotografuar si në filmat e Hollivudit. Në fund kanë ardhur birbot e Policisë Bashkiake dhe u kanë ngarkuar nga një gjobë 5000 lekëshe (të reja). Me siguri që këtë status do ta lexojnë edhe derdimenë të tillë që mendojnë se këto janë partitë dhe policia që duam. BOJKOT!!! 

COMMENTS

WORDPRESS: 0