Muslimanët romë fitojnë rastin e diskriminimit kundër Malit të Zi

Muslimanët romë fitojnë rastin e diskriminimit kundër Malit të Zi

Një fëmijë është një fëmijë. Tani është koha për të vepruar.
Durrës/Një endacak është gjetur i vdekur mengjesin e sotëm.
Familjet në nevojë bombardojnë portalin shqiperiaqeduam.al.

Strasburg, Budapest 6 dhjetor 2017: Një  familje rome, e  cila ishte ngacmuar nga fqinjët pasi ishin romë dhe muslimanë, kanë fituar rastin e tyre para Gjykatës Evropiane të të Drejtave të Njeriut.

Familja kishte provuar gjykatën e brendshme, por nuk ishin mjete efektive. Në mungesë të mbrojtjes në sistemin vendas ata e dërguan rastin e tyre kundër shtetit në Strasburg pasi nuk po hetonin siç duhet sulmet etnike dhe fetare kundër tyre.

Qendra Evropiane e të Drejtave të Romëve (ERRC) ndërhyri në këtë rast pasi e pa të rëndësishme se   kishte të bënte me  diskriminim të dyfishtë. Kërkuesi ishte anëtarë i komunitetit rom, por që praktikonte fenë Islame. Këto ishin shkaqet që fqinjët e kërcënonin.

Familja u ishte nënshtruar sharjeve fetare, kërcënimeve me vdekje, grafiteve të pikturuara në derën e tyre, sulmeve mbi makinën  dhe të shtënave me armë zjarri që synonin banesën e tyre. Gjykata u përqëndrua në dy nga incidentet më kërcënuese. Në një nga incidentet me plumba , çështja u pushua, pasi të akuzuarit e mohuan se kishin qëlluar me armë edhe se pranuan  që dëgjuan të shtëna me armë zjarri dhe panë plumbat. Gjykata kritikoi policinë për mos grumbullimin e plumbave që më pas të mund të bënte ekspertizën, nëse kishin qëlluar ata me armë.  Në përgjithësi, Gjykata konstatoi se “kërkuesit nuk iu sigurua mbrojtja e kërkuar e të drejtës së tij për integritet psikologjik”.

Gjykata u pajtua se shkelja ishte e përbërë nga fakti që kërkuesi ishte rom dhe musliman.

Në paraqitjen e saj me shkrim në Gjykatë si palë e tretë, ERRC theksoi ekzistencën e racizmit endemik kundër romëve në shoqërinë malazeze. ERRC gjithashtu vuri në dukje dëshminë e racizmit institucional brenda policisë malazeze, të cilët zakonisht trajtoheshin si krime të urrejtjes.

Presidenti i ERRC-së, Dorde Jovanoviç, tha: “Romët nuk janë një kategori e vetme homogjene, ne jemi gra, burra, fëmijë, myslimanë, të krishterë, njerëz të drejtë, disa prej nesh kanë paaftësi.

Ky rast është vetëm një shembull i Islamofobisë dhe ideologjive të tjera të urrejtjes në mënyra të komplikuara,  unë e përgëzoj njeriun trim dhe familjen e tij që e solli këtë rast dhe shpresoj se forma të tjera të diskriminimit do të dërgohen në Gjykatë dhe se do të jemi në gjendje të të ndihmojë Gjykatën të japë gjykime të drejta që tregojnë dhe dënojnë dështimin e policisë dhe të tjerëve për të bërë punën e tyre dhe për të mbrojtur të drejtat tona njerëzore “.

COMMENTS

WORDPRESS: 0