Mungesa e mësuesit ndihmës për fëmijët me nevoja të veçanta…

Mungesa e mësuesit ndihmës për fëmijët me nevoja të veçanta…

Më mire të mos paguaj sigurime, që të zgjedh vetë ku t’i bëj vizitat.
​​Dita Ndërkombëtare e tokës: Aktivitet sensibilizues në qytetin e Elbasanit.
Bysheku, pika turistike e famshme pranë Elbasanit braktiset nga turistët, ja arsyeja

Sipas Ministrisë së Arsimit në shkollat 9-vjeçare raporti mësues ndihmës-fëmijë me nevoja të veçanta është: 1 mësues ndihmës për 11 fëmijë.

Në shumë shkolla mësuesi ndihmës mungon tërësisht. Mungesa e tij shkakton pasoja serioze për fëmijët me nevoja të veçanta,pasi ata nuk zhvillohen në përputhje me potencialin e tyre,izolohen,ndihen të pambrojtur si dhe shtrëngohen të braktisin shkollën.

Prindërit e tyre vuajnë gjithashtu pasi ata nuk mund të punojnë sepse duhet të asistojnë fëmijët gjatë orarit shkollor,duke rënduar kësisoj situatën ekonomike të familjes dhe shëndetin emocional të prindërve. Të gjendur të këtë situatë në qershor të vitit 2017 disa prindër të fëmijëve me nevoja të veçanta u mblodhën sëbashku dhe kërkuan nga drejtoritë arsimore në Tiranë,Elbasan,Korçë, Durrës dhe Kukës të dhëna mbi numrin e fëmijëve me nevoja të veçanta dhe numrin e mësuesve ndihmës në dispozicion të tyre.

Përgjigjet e institucioneve treguan se situata ishte larg nevojave të fëmijëve,duke nxitur prindërit që ti drejtoheshin Ministrisë së Arsimit për të nxitur reagimin e saj. Paralelisht prindërit dorëzuan kërkesa individuale pranë drejtorive arsimore,për të kërkuar vënien në dispozicion të mësuesit ndihmës,gjë që solli përgjigje pozitive në disa raste.

Prindërit nuk u mjaftuan me kaq,ata shfaqën shqetësimin e tyre në media,morën pjesë në diskutimet e Kuvendit për buxhetin e vitit 2018,duke kërkuar që buxheti i arsimit të parashikonte një fond të veçantë për mësuesin ndihmës. Si pasojë e përpjekjes së prindërve Ministria e Arsimit premtoi publikusht që në vitin 2018,numri i mësuesve ndihmës do të dyfishohej.

Mësuesi ndihmës ndihmon jo vetëm fëmijën,por edhe klasën duke lehtësuar proçesin mësimor dhe ndërtuar ura lidhëse midis nxënësve. Prania e mësuesit ndihmës është detyrim ligjor dhe si i tillë duhet të zbatohet në çdo shkollë.

Prindërit e fëmijëve me nevoja të veçanta nuk do të ndalen këtu,ata do të vazhdojnë përpjekjen për të nxitur institucionet që të sigurojnë të drejtat e fëmijëve të tyre.

COMMENTS

WORDPRESS: 0