More z.Kryeministër ku do të hajë bukë ky popull? Këngëtari i njohur Rati reagon kundra vendimit për ndalimin e muzikës.

More z.Kryeministër ku do të hajë bukë ky popull? Këngëtari i njohur Rati reagon kundra vendimit për ndalimin e muzikës.

Këngëtari i njohur i muzikës popullore Rati nëpërmjet një interviste me Informim.al ka reaguar sot në lidhje me Aktin Normativ të qeverisë që ndalon m

Durrës:Tregu i fruta-perimeve pa kushte higjeno-sanitare
Kosovë, taksa 100% jep efekte pozitive te produktet vendase
Vdes fëmija 2 muajsh në Fier. Shkak mungesa e energjisë elektrike.

Këngëtari i njohur i muzikës popullore Rati nëpërmjet një interviste me Informim.al ka reaguar sot në lidhje me Aktin Normativ të qeverisë që ndalon muzikën pas orës 20:00.

Rati i bën thirrje për reflektim Kreut të Qeverisë, Edi Ramës dhe kërkon që të merret një vendim i ri për shtrëngimin e masave pasi ky vendim është një humbje shumë e madhe për ta sepse çdo artist mban familjen me këtë punë.

“More ku do të hajë bukë ky popull? Ku do të përfundojnë muzikantët, këngëtarët, lokalet e natës që kanë derdhur me miliona lekë për ato biznese? Taksat i duan një më një dhe për ta kthyer kokën nga artistat dhe bizneset nuk e kthejnë. Më thuaj një artist që është i vlersuar në këtë vend? Askush nuk është i vlersuar, është për të ardhur keq! Mirë për ato artista që kanë mbledhur ndonjë lek menjëanë, po çfarë bëhet me ata të tjerët që nuk u del fundi i muajt me lekët që marin?”-shprehet ai.

*Intervista e plotë: *

Informim.al: Pandemia e Covid-19 ka patur një ndikim të rëndësishëm në industrinë e muzikës, ku ngjarje të shumta muzikore, duke përfshirë koncerte, evente familjare dhe të tjera u anuluan ose u shtynë.

Po për ju? Çfarë ndikimi financiar ka patur covid-19? A është dashur të anuloni ose shtyni ndonjë event muzikor për shkak të Covid-19 dhe si ka ndikuar kjo për ju në planin afatgjatë?

Përsa i përket ndikimit të Covid-19 personalisht tek unë ka ndikuar shumë keq , sepse në eventet ku unë isha i kaparuar, disa prej tyre janë shtyrë për 2021 dhe disa janë anuluar. Madje që në nëntor kur patëm pasojat e tërmeteve aty nisi rrugëtimi i greminës për ne artistat, çdo gjë për ne ishte fatale. Koncertet u anuluan dhe pastaj na erdhi dhe Covid-19, dhe për ne është një humbje shumë e madhe sepse çdo artist mban familjen me këtë punë.

Informim.al A e keni shfrytëzuar kohën gjatë pandemisë për të krijuar projekte të reja? Nëse po, a mund të na zbuloni ndonjë detaj më shumë rreth projekteve të juaja?

Rati: Kam 7 projekte që i kam të përfunduara por nuk kam guxim që ti publikoj sepse është një dështim i paparë në këtë situatë. Njerëzit nuk e kanë më mendjen te muzika, sinqerisht është bërë për të ardhur keq sepse muzika të shëron çdo sëmundje, të heq çdo stres, por ka ardhur një kohë shumë e keqe dhe është shumë e vështirë të nxjerrësh një këngë por me shpresën e Zotit një ditë do bëhet mirë.

Informim.al Cilat janë disa nga mënyrat e angazhimit me fansat përgjatë izolimit? A i keni përdorur ju platformat streaming që mundësojnë gjithashtu metoda të reja të fitimit të parave në këto muaj të vështirë?

Rati: Jam munduar të angazhohem sado pak për dëgjuesit e muzikës time me disa video live në instagram apo në facebook megjithatë, nuk kanë vlejtur për fitim të parave. Këto video janë bërë më së shumti për të mbajtur të gëzuar dëgjuesit që i përshëndes kudo që janë dhe ju uroj që Zoti të i’u dhurojë mirësi dhe begati në familje.

Informim.al: Cili është komenti juaj përsa i përket aktit normativ të qeverisë, ku u vendos mbyllja e lokaleve të natës, diskove dhe ndalimi i muzikës pas orës 20.00 si masë kufizuese për përhapjen e pandemisë?

Rati: Akti normativ më duket shumë i ekzagjeruar. More ku do të hajë bukë ky popull? Ku do të përfundojnë muzikantët, këngëtarët, lokalet e natës që kanë derdhur me miliona lekë për ato biznese? Taksat i duan një më një dhe për ta kthyer kokën nga artistat dhe bizneset nuk e kthejnë. Më thuaj një artist që është i vlersuar në këtë vend? Askush nuk është i vlersuar, është për të ardhur keq! Mirë për ato artista që kanë mbledhur ndonjë lek menjëanë, po çfarë bëhet me ata të tjerët që nuk u del fundi i muajt me lekët që marin?

Jam dakort që të mbajmë një farë mase sepse në lokalet e natës është pak problem nga limiti i pijes dhe harrojnë se c’masë duhet të mbajnë, por le të vendosin kontrollore ose badigardët të japin udhëzimet, dhe le të punojmë sepse kështu siç është nisur shumë shpejt do te marim fund të gjithë. Ose në dasmat familjare dhe të mbajnë distanca pse mos ti bëjnë, absolutisht s’do të ketë probleme por kanë filluar dhe u vënë nga 10 miljonë lekë gjobë. Po jo more Z.Kryeministër se është gjynah.

Gjithashtu ne kemi dhe një problem shumë të madh kundrejt të drejtës së autorit, çdo para që mbledh shteti kundrejt autorit të gjitha i fusin në xhepin e tyre, kështu që ne as një kacidhe nuk e marrim.

@Informim.al

COMMENTS

WORDPRESS: 0