Mjerimi dhe skamja “këmbëkryq” në familjen Toska

Mjerimi dhe skamja “këmbëkryq” në familjen Toska

Gjykata e Strasburgut dënon Italinë
Vajzës së vogël i ngec dora te dera e urbanit, shoferi nuk ndalon se vogëlushja është rome
I varfër dhe i pashpresë. Ja kush ia riktheu shpresën një babai.

Mesa duket varferia do te vazhdojë të shoqërojë familjet shqiptare, e kësaj here varfëria ka trokitur në portën e famijes Toska.

Mjerimi dhe skamja janë ulur “këmbëkryq” në familjen Toska në fshatin Kurtin të Komunës Hysgjokaj në rrethin e Lushnjes. Në këtë objekt jetojnë 6 persona, 3 prej të cilëve fëmijë. Ndërtesa është e rrënuar dhe në kohë të keqe, shiu hyn brenda.

“Unë jetoj këtu me djalin. Kushtet janë shumë të këqija, lahemi te banjo jashtë. Të paktën të mos na zërë poshtë ndërtesa”, Hanife Toska.

Në vitin 1993, Hanifja humbi bashkëshortin, të cilin ja vranë për një problem pronësie. Më pas, njëri nga fëmijët pëson një dëmtim në kokë.

“Burri ka 29 vjet që ka vdekur. Ma kanë vrarë këtu në shtëpi dhe qeveria nuk mori asnjë masë”, thotë Hanifja.

“Punoj te fshatarët e tjerë, por tashmë nuk ka as punë. Kam shkuar te shteti t’i kërkoja ndihmë, por më thanë se unë kam burrë. Po të vdesi burri, të ndihmojmë ne, më thanë”, tregon Zamira Toska, nusja e shtëpisë.

Ushqimet i marrin me lekë borxh aq sa dyqanet nuk i japin më. E gjithë familja, ndërkohë jeton vetëm me pensionin e invaliditetit të djalit.

“Mbledh lakra dhe i bëj sallatë e me ato hamë bukë. Me raste rrimë edhe pa ngrënë”, tregon Hanifja.

 

COMMENTS

WORDPRESS: 0