Mjekët vazhdojnë të kërkojnë kartën e shëndetit

Mjekët vazhdojnë të kërkojnë kartën e shëndetit

B(l)eta punëtore akuzohet nga dembelët.
Hapja  e shkollave në shtator. UNICEF raporton 41% e shkollave nuk plotësojnë shërbimin bazë të ujit të pijshëm.
50 kuriozitete të rralla nëpër botë

Çdo shërbim shëndetësor në poliklinika duhet të merret vetëm me anë të kartës së identitetit dhe pa patur nevojën e një karte shëndeti të printuar. Mjekët e familjes mund ta shikojnë statusin e çdo pacienti nëpërmjet sistemit online, por pavarësisht kësaj ata vazhdojnë stërmundojnëë pacientët duke iu kërkuar këtë dokument.

Në të gjitha poliklinat e Tiranës, mjekët nuk ofrojnë asnjë shërbim pa kartën e shëndetit, por kjo është në kundërshtim me urdhërin e ministrit.

Drejtues të Fondit i Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor pranojnë se e kanë marrë këtë shqetësim nga qytetarët.

“Janë bërë të qarta te të gjithë mjekët vendimet e reja të Këshillit të Ministrave, të cilat e kanë nxjerrë përfundimisht jashtë përdorimi kartën e shëndetit. Identifikimi i personave të siguruar në skemën e Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor bëhet me anë të dokumentit të identifikimit, nëpërmjet shërbimit të regjistrave elektronik ose portalit e – Albania. Mos të paraqesin asnjëherë kartën e shëndetit, edhe nëse iu kërkohet“, shpjegoi drejtori i FSDKSH, Aurel Voda.

Që prej janarit të vitit 2016, shërbimi i mjekut të famlijes është falas për të gjithë qytetarët shqiptarë.

COMMENTS

WORDPRESS: 0