Minimumi jetik si lëkura e Shagrenit!

Historia që ka prekur zemrat e mijëra njerëzve në mbarë botën…
Eurostat: Paga minimale në Shqipëri, më e ulëta në rajon dhe BE
“Hekuri rrihet sa është i nxehtë” …zanatçinjtë po shkojnë drejt zhdukjes.

Image result for ndihma ekonomike

Lëkura e shagrenit ka një veti që vjen e tkurret gjithnjë e më shumë.Pagesa e ndihmës ekonomike për dhjetëra familje shqiptare në nevojë ka ardhur duke u tkurrur në 18 vitet e fundit, njëlloj si kjo lëkurë. Pikërisht për arsyen se asnjë institucion përgjegjës shtetëror (sidomos ministria që mbulon asistencën sociale) “ ka venë ujin në zjarr për të përditësuar minimumin jetik të matur 18 vite më parë, ndërkohë që kosto e jetës është rritur me vertik. Pagesa për më të varfërit ndaj nesh ka ngelur njëlloj. Përllogaritja shkencore e minimumit jetik (parave të pakta me të cilat një qytetar mund të sigurojë jetesën) është thelbësore për një shtet për të bazuar mbi të programet e ndihmës ekonomike dhe asistencës sociale. Ndryshe nga shumë vende të tjera të rajonit, të ngjashme për nga fuqia blerëse me ne, vendi ynë Shqipëria nuk ka një studim të plotë që pëecakton minimum jetik që nga viti 2001.Kemi ngelur peng i  një shifre të miratuar 18 vite më parë dhe i disa dokumentave të nxjerra nga njëri institucion tek tjetri, por asnjëherë të miratuara përfundimisht me ligj parlamenti apo vendim qeverie si prag i  minimumit jetik. Duke bërë lidhjen e përcaktimit të minimumit jetik dhe skemës së ndihmës ekonomike KLSH ka kërkuar të merren masa për të kryer një studim që të prodhojë një shifër zyrtare për të ardhurat minimale që i duhen një personi për të plotësuar nevojat bazë. KLSH ka marrë në analizë edhe skemën e ndihmës ekonomike dhe nëse daljet nga kjo skemë dhe riintegrimi në tregun e punës kanë qenë si nefekt I politikave të qeverisë. “Mungesa e një programi të miratuar nga Këshilli I Ministrave për shënjestrimin në mënyrë specifike të punëkërkuesve të papunë, përfitues të ndihmës ekonomike ka cënuar efektivitetin e programeve të nxitjes së punësimit. Kjo reflektohet edhe tek numri i ulët i individëve të punësuar që kanë qenë pjesë e skemës së ndihmës ekonomike gjatë viteve 2014-2017. Kjo kategori paraqet nevojën për trajtim specific nga programet e punësimit për shkak një pjesë e madhe e punëkërkuesve të saj nuk kanë arsim të mjaftueshëm ose nuk janë në gjendje të punojnë.

COMMENTS

WORDPRESS: 0