Miliona euro të shpenzuara, hekurudha Fier-Vlorë është ende jashtë funksioni.

Miliona euro të shpenzuara, hekurudha Fier-Vlorë është ende jashtë funksioni.

Durrës:Tregu i fruta-perimeve pa kushte higjeno-sanitare
Kusarth\Elbasan: 30 familje vazhdojne te pijne uje te pijshem nga puset
Qasja e organizatave të shoqërisë Civile në Elbasan …

Linja hekurudhore Fier-Vlorë eshte jashtë funksioni edhe pse kanë kaluar 2 vite nga afati i rehabilitimit dhe funksionimit të këtij aksi.

Në Shtator 2018, Damian Gjiknuri, asokohe ministër i Infrastrukturës dhe Energjisë, nëpërmjet rrjeteve sociale promovonte punimet që po bëheshin në linjën hekurudhore Fier-Vlorë e cila sipas tij, do të ishte funksionale për transportin e udhëtarëve, por edhe për transportin e mallrave (nafta bruto), brenda vitit 2018.

Kjo Hekurudhë ka gjatësi prej 38.5 km ku përfshihet, hekurudha Fier-Vlorë dhe ndërtimi i linjës së re, për rafinerinë e Fierit.
Kostoja e ndërtimit të kësaj hekurudhe është 6 milion euro dhe një kilometër rrugë hekurudhore ka kushtuar 156 mijë euro.
Ministria e Infrastukurës, në përgjigjen e një kërkese për informacion, pohon se kjo linjë hekurudhore është jo funksionale.

Arsyeja, sipas tyre ështe dëmtimi dhe bllokimi i kalimit në Urën e Rrogozhinës.
Ende nuk kanë një datë, se kur mund të jetë funksionale, sipas tyre funksionimi do të fillojë pas riparimit të Urës.
Kurse për transportin e mallrave në këtë linjë hekurudhore, transportohen mallra vetëm nga kompania që e ka me konçesion. Ndërsa operatorët e tjerë nuk lejohen për shkak të dëmtimit të urës.

Përsa i përket kostos së parashikuar e shkaktuar nga mosfunksionimi i linjës, ky Institucion nuk jep një shifër zyrtare, por sipas tyre për transportin e udhëtarëve, me humbje është transportuesi, i cili për këtë arsye subvencionohet nga shteti. Ndërsa transporti i mallrave vazhdon nga operatori privat i konçesionit.

 

Transporti hekurudhor në vendin tonë është më pak i zhvilluar krahasuar me mënyrat e tjera të transportit si ai rrugor, detar apo ajror.
Sipas këtij raporti vihet re se investimet që kapin shifrat e miliona eurove, nuk janë vënë akoma në shërbim të qytetarëve, të cilët do të zgjidhnin këtë menyrë transporti, siç mund të jenë studentët, punëtorët ditorë, fermerët, turistët ose banorë të zonës. Hekurudha për linjën Fier-Vlorë është me motorr me djegie të brendshme ,siç është linja hekurudhore në të gjithë Shqipërinë dhe shpejtësia e projektuar është 60km/orë.

COMMENTS

WORDPRESS: 0