“Metalurgjiku”, Elbasani shpall emergjencen mjedisore

“Metalurgjiku”, Elbasani shpall emergjencen mjedisore

22 mijë studentë për herë të parë në auditorë …
1 në 5 familje shqiptare blejnë me listë…
“Pasioni për Thethin ” libri që bashkoi 3 të huaj..

Zona e ish-kombinatit metalurgjik në qytetin e Elbasanit, është e njohur tashmë prej dekadash si një ndër zonat më të ndotura në vendin tonë, por tashmë ky problem është pasqyruar edhe në mbledhjet e Këshillit Bashkiak të qytetit, të cilët kërkojnë që në këtë zonë të shpallet emergjenca mjedisore.
Sipas specialitëve të fushësh, ndotja është duke arritur nivele të mëdha duke shkaktuar kështu edhe problem për banorët e zonës. Pas viteve 90- të zona e njohur si ish-metalurgjiku fillojë të shndërrohej në një zonë industiale, ku numri i fabrikave të cilat ushtrojnë aktivitetin e tyre tashmë është rritur.
Edhe pse gjatë viteve të fundit është miratuar një ligj i cili i detyron këto fabrika të përdorin filtra në oxhaqet e tyre, për të reduktuar ndotje, sipas banorëve dhe nivelit të lartë të  ndotjes në këtë gjë, ligji nuk është duke u zbatuar.
Ka qenë vetë kreu i Bashkisë së Elbasanit, i cili gjatë mbldhjes së Këshillit ka kërkuar që zona e ish- kombinatit metalurgjik të shpallej si zonë e emergjencës civile për shkak të ndotjes së mjedisit.

“Do të ftoja të gjithë këshillin që sëbashku ti drejtohemi ministrisë së Mjedisit dhe të kërkojëm shpalljen e asaj zone si zonë të emergjencës civile për shkak të ndotjes së mjedist”, është shprehur Sejdini. 

Banorët e zonës shprehen se kjo gjë tashmë është duke u shndërruar në diçka e cila  u kufizon jetesë si dhe janë të shqetësuar për sa i përket shëndetit të tyr.

“ Ka aq shumë ndotje sa që nuk jetohet. Ka raste që as nuk marrim dot frymë, gjendja është shumë keq, kemi investuar në këtë vend, kemi derdhur djersën tonë. Kam 2 fëmijë dhe që të dy më vuajnë nga sëmundje të rrugëve të frymarrjes”, thotë një prej banorëve.

“Këtu ka vetëm pluhur dhe tymra, kimikate në ajer dhe çfardo lënde kimike që fabrikat përdorin por që i thithim ne që jetojmë këtu. Nuk ka asnjë  lloj kontrolli, bëjnë çfarë duan dhe kur duam. Kjo tani është zonë e pabanueshme, është burim semundjesh”, thotë një tjetër banor.

Edhe pse qyteti Elbasanit është një ndër qytetet me të ndotura në vend, tashmë impianti i ri i plehrave i cili është ndërtuar vetëm sa do ta shtoj ndotjen në qytet duke e bërë jetesën e qytetarëve akoma edhe më të vështirë.

COMMENTS

WORDPRESS: 0