Mësuesit ndërtojnë shkollë të re për nxënësit në fshatin e Skraparit

Mësuesit ndërtojnë shkollë të re për nxënësit në fshatin e Skraparit

Dy mësues në fshatin Vëndresh në Skrapar,i kaluan pushimet e verës duke i ndërtuar nxënësve të tyre një shkollë të re. Prej vitesh mësimi në Vëndresh

Në qiell të hapur zgjohen edhe sot banorët e Zharrës
Të rritësh një fëmijë me probleme serioze shëndetësore dhe pa baba…
Arbëreshët, thirrje për gjuhën shqipe : Na sillni abetaren në Kalabri

Dy mësues në fshatin Vëndresh në Skrapar,i kaluan pushimet e verës duke i ndërtuar nxënësve të tyre një shkollë të re. Prej vitesh mësimi në Vëndresh është mbajtur në një godinë pa kushtet minimale,por mungesa e izolimit nga kushtet atmosferike ka qënë për herë një problem. Shkolla e sapondërtuar “Ferit Bregu”do të ketë një klasë për pesë nxënësit e saj,që kryejnë detyra sipas nivelit.Shumë dhurues iu bashkuan fushatës së mësuesve për mbledhjen e fondeve gjatë muajve të fundit. Vetë mësuesit shprehen: Borsion Spaho -Ndjehem shumë i lumtur dhe i gëzuar që ia dolëm mbanë në fillimin e kësaj shkolle,kjo do të ndikojë pozitivisht që nxënësit të kenë dëshirëmë të madhe për arsimim dhe për të mësuar më shumë. Donald Dervishi -Mendoj se dëshira për nxënësit për të mësuar dhe për të ardhur në shkolle do të jetë më e lartë sepse nuk do të kenë mundësinë që të mendojnë,për shiun që futet brenda në klasë,pēr erën e ftohtë e për borën. Këta fëmijë që do të ulen për herë të parë në këtë shkollë të re do të kenë zgjidhjen që nesër të bëhen kontribues në këtë fshat. Tani mësuesit shpresojnë që frekuentimi i shkollës të rritet,por edhe që fëmijët të frymëzohen për ti dhënë komunitetit.

COMMENTS

WORDPRESS: 0