Merr fund Lotaria Amerikane? Projektligji i Trump shkatërron ëndrrën amerikane për shqiptarët

Merr fund Lotaria Amerikane? Projektligji i Trump shkatërron ëndrrën amerikane për shqiptarët

Një projektligj që synon uljen drastike të emigrimit të ligjshëm drej Shteteve të Bashkuara të Amerikës i cili deri më tani ka marrë mbështetjen e pre

Fituesi i Eurovizionit i përkiste marinës izraelite …
Komiteti i të Drejtave të Njeriut pranë OKB-së, ka gjetur Francën në shkeljen e të drejtave të njeriut me ligjin për ndalimin e nikab.
Largimi i mjekëve në drejtim të gjermanisë…

Një projektligj që synon uljen drastike të emigrimit të ligjshëm drej Shteteve të Bashkuara të Amerikës i cili deri më tani ka marrë mbështetjen e presidentit amerikan Donlad Trump mund të shkatërrojë ëndrrën e shqiptarëve për të prekur SHBA-të.

Sipas projektligjit të propozuar nga dy deputetë republikanë, hyrja e emigrantëve me aftësi të ulëta profesionale ka dëmtuar tregun e punës në SHBA, ndaj vizat në të ardhmen do të jepen vetëm për profesionistë që mund të dëshmojnë aftësitë e tyre, që mund të flasin anglisht dhe që mund të përballojnë financiarisht qëndrimin në SHBA.

Pjesë e projektligjit është edhe eleminimi i Lotarisë Amerikane që siguron çdo vit 50’000 viza për qytetarët e vendeve me shifra të ulëta emigracioni drejt Amerikës. Në të gjithashtu parashikohet edhe përmbyllja e pranimeve të refugjatëve dhe të vetmit që do të përfitojnë nga bashkimi familjar, janë bashkëshortët dhe fëmijët nën 18 vjeç. Ky projektligj ka marrë mbështetjen nga Shtëpia e Bardhë, megjithatë pritet të shkaktojë debate të shumta në senat, ku pritet që demokratët ta kundërshtojnë.

Burimi: Business Insider

COMMENTS

WORDPRESS: 0