MEDIA e POLITIKËS dhe e të PASURVE!… 

MEDIA e POLITIKËS dhe e të PASURVE!… 

Marrë nga FB personal i Gjergj Marku Mjafton për të analizuar dy rastet e fundit megafestive në mediat kombëtare;  të një emisioni që kishte zap

Kthehen kamionë me produkte të Serbisë dhe Bosnjës
Gjykata e Strasburgut dënon Italinë
Ndotja e kripës së detit mbërrin deri në tryezat tona…

Marrë nga FB personal i Gjergj Marku

Mjafton për të analizuar dy rastet e fundit megafestive në mediat kombëtare;  të një emisioni që kishte zaptuar gjithē “sheshin Nënë Tereza” në Tiranë (siç nuk ka ba vaki me asnje media të këtij GLOBI)  dhe tjetri në një përvjetor televizioni, ku ishin vënë në rrjesht për të bërë adetet e rastit personalitetet më të larta të Shqipërisë dhe Kosovës, politikane dhe më të kamurit e këtij vendi, dhe natyrisht, përzier dhe me sfilatat e femrave sharmante të showbiz-it shqiptar, ku shquhej llamburitja marramendëse e luksit me të tana format e veta, për të kuptuar se në shërbim të kujt është media e sotme! 
Po pyesja veten: në gjithë këtë sfilatë marramendëse, po publiku ku është, sepse qëkur u krijua ajo qëmoti, thuhej “në shërbim të publikut”?!

Më së paku, të shihnim gazetare dhe reportere që rropaten ditë-natë deri në prodhimin e lajmeve që shumica mbahen në punë për  një “krodhe buke”, por jo, ata lihen në paskuinte  si shërbëtore të pronarëve të “media-luksit”, që i bën tamina politikës dhe pushtetit, aty ku zengjinët  “vjelin”  llokmën e majmë dhe natyrisht, u shërben me devotshmëri të lartë SIAMEZËVE  TË PUSHTETIT!

Për fat të keq, publiku nuk ka media!

R.I.P Pushtetit të katërt!

gj.m.

COMMENTS

WORDPRESS: 0