Me nevoja të veçanta, por e veçantë dhe e sukseshme

Me nevoja të veçanta, por e veçantë dhe e sukseshme

Të gjithë kemi dëgjuar dhe jemi ndeshur  me fëmijë me nevoja të veçanta , por Zonja Migena ka  pranë vetes Lorenën e veçantë, e cila u diagnostikua me

(MOS) DËSHIRA PËR TË LEXUAR…?!
Landfilli në Kavajë, banorët në protesë: “Do na helmojnë”
Rëndësia e ndërmarrësve të formësuar brenda korporatës..

Të gjithë kemi dëgjuar dhe jemi ndeshur  me fëmijë me nevoja të veçanta , por Zonja Migena ka  pranë vetes Lorenën e veçantë, e cila u diagnostikua me vonesë gjuhësore (DSM IV) që në moshën 2 vjeçare. Ishin pikërisht prindërit e Lorenës të cilët vunë re se vajza e tyre nuk ishte si fëmijët e tjerë. Ajo nuk fliste,  nuk përgjigjej kur thërrisnin emrin e saj ,irritohej pa arsye  dhe  nuk luante me vëllain më  të madh. Ishin këto shenjat e dukshme për ta trajtuar në “qendrën e Autuzmit “ Elbasan. Tashmë kanë kaluar 3 vite dhe Lorena është më e strukturuar , bashkëvepron , është socializuar dhe vazhdon jetën si një fëmijë normal i moshës së saj. Nëna e saj nuk harron problemet me artikulimin, defiçitet e tjera në fusha të ndryshme të zhvillimit të sjelljes, që gëzonte e bija para 3 vjetësh, dhe thekson se falë stafit të kësaj qendre Lorena sot gëzon sjellje normale. Ajo rrëfen se e kishte të vështirë të pranonte faktin që vajza e saj ishte me nevoja të veçanta, ndaj mesazhi për të gjithë prindërit e këtyre fëmijëve është se duhet të marrin vendimin të shkojnë në qendra të posaçme për ti trajtuar këto probleme. “Të përballen me faktin që fëmija i tyre është i veçantë është hapi i parë drejt socializimit dhe përmisimit të tyre dhe të mos reshtin së  lobuari  për të drejtat e fëmijëve të tyre”- shprehet terapistja Arbana Perihane. Duhet theksuar se rasti i Lorenës është pa dyshim një rast suksesi.

COMMENTS

WORDPRESS: 0