Më mire të mos paguaj sigurime, që të zgjedh vetë ku t’i bëj vizitat.

Më mire të mos paguaj sigurime, që të zgjedh vetë ku t’i bëj vizitat.

Përveç  përfitimeve të tjera  që besoj që shumë prej nesh e dimë, të cilat i përfitojmë nga pjesmarrja në skemën e sigurimeve. Dua të ndalem tek “ PËR

Të lexuarit në letër dhe të lexuarit digjital te fëmijët.
Matura Shtetërore, 560 policë në 206 shkolla të mesme…
Shkozë / Dëshmitë e banorëve që iu prish shtëpia

Përveç  përfitimeve të tjera  që besoj që shumë prej nesh e dimë, të cilat i përfitojmë nga pjesmarrja në skemën e sigurimeve. Dua të ndalem tek “ PËRFITIMI I SHËRBIMIT SHËNDETËSOR FALAS”,  pra tek shëndeti që secili nga ne e ruajmë sepse pa të nuk jetohet e punohet.

Por cila është rruga që duhet të ndjekim për të përfituar këtë shërbim falas?

Përveç  pagesës së siguracioneve që varion nga 7000 deri 9000 lekë( të reja)në muaj, duhet të ndjekësh një mori gjërash të tjera.  Të duhet konsulta dhe rekomandimi i mjekut të familjes, ku ka raste ky i fundit është mbasdite në turn dhe ti nuk ke shance ta marrësh atëher kur të duhet (dhimbja nuk pret). Por si të shkosh tek mjeku specialist të bësh analizat që duhen, për përcaktimin e sëmundjes kur këto analiza çereku i tyre bëhen në shtet, të tjerë të dërgojnë në privat( kjo një çështje tjetër për tu diskutuar. Të duhet të regjistrosh rekomandimin tënd në ambulancën qëndrore të qytetit, pasi ke pritur me orë të tëra në një rradhë të madhe midis shumë njerëzve që shtyjnë e përplasen.

Pyes veten se a ia vlen kjo?!

Pasi bën analizën falas sërisht nuk je i sigurt për saktësin e tyre. Disa burra dalin shtatëzën, disa të tjerë me sëmundje krejt tjetër nga ajo që ke …..

JEMI NË SHQIPËRI…… KËSHTU I JUSTIFIKOJMË  KËTO QË NA NDODHIN!

Kjo më bën të mendoj dhe të vendos t’i drejtohem direkt klinikave private edhe pse kushtojnë shumë, më shumë se çduhet por sërisht them:-“ JETOJMË NË SHQIPËRI”.

A  nuk do të ishte më mirë t’i mbaja vetë ato para që i paguaj shtetit çdo muaj?

UNË  ZGJEDH VETË SE KU T’I BËJ VIZITAT !

 

COMMENTS

WORDPRESS: 0