“Më mirë burg në Itali se i papunë në Shqipëri”, shqiptari çudit mediat italiane

“Më mirë burg në Itali se i papunë në Shqipëri”, shqiptari çudit mediat italiane

Një shtetas shqiptar ka çuditur mediat italiane me kërkesën e tij. “Më mirë në burg në Itali, se sa i papunë dhe pa të ardhme në Itali”, është titu

Shkodër/ Mes këtyre ditëve të acarta familja në Shkodër rrezikon që të mbesë në mes të katër rrugëve.
Sot nisën aplikimet në kërkim të ëndrës Amerikane…
Kamioni tërheq zvarrë makinën. (Video)

Një shtetas shqiptar ka çuditur mediat italiane me kërkesën e tij.

“Më mirë në burg në Itali, se sa i papunë dhe pa të ardhme në Itali”, është titulli që ka pushtuar disa media italiane rreth një shqiptari që pranoi të rrinte në burg.

“Një vit do të ushqehem falas”, citon në titull shqiptarin “ilgiornale”.

Milto Dosi, 45-vjeçari nga Vlora ishte dënuar në vitin 2012 në Itali për drogë.

Por, papunësia në Shqipëri e detyroi atë të ndërmarrë një akt ekstrem.

I hipi tragetit dhe i shoqëruar nga avokati, u paraqit në Itali në stacionin policor të Pesaros ku kërkoi të vuajë dënimin me dëshirë.

Ai u dëbua nga Italia në vitin 2014, dhe detyrohej të mos kthehej më në Itali. Por, tani ai u vetëdorëzua pasi i erdhi thirrja edhe njëherë për të shlyer dënimin e mbetur.

“Në vendin tim u përpoqa të bëhesha shofer kamioni, si në Itali, por kur arrija në Gjermani, Francë, Austri, policeve u dilte para dekreti i dëbimit dhe me kthenin mbrapsh”, tha Dosti, duke shpjeguar vendimin e marrë.“Nuk kisha asgjë për të ushqyer familjen time. Kështu që unë thirra avokatin tim dhe i thashë se nuk kisha zgjidhje, duhet të mbaroja dënimin që të mund të jetoja e punoja pa probleme”, thotë ai më tej për mediat./a.m./noa.al/

COMMENTS

WORDPRESS: 0