“Me aftësi të kufizuar, por jo i  paaftë për të punuar”

“Me aftësi të kufizuar, por jo i paaftë për të punuar”

Nga: Pranvera Berati Të gjithë jemi përballur me sfida të ndryshme në jetë, ku falë tyre kemi mësuar ta vlerësojmë më shumë jetën. Sfida që është p

Elbasan/Zhvillohet Forumi Qytetar për Siguri Publike
Statistika shqetësuese në psikiatri: Shkodër 6287 persona të shtruar gjatë një periudhe 10-vjeçare
I heqin ndihmën ekonomike sepse mbledh kanaçe. Ja vështirësitë e kryefamiljarit elbasanas

Nga: Pranvera Berati

Të gjithë jemi përballur me sfida të ndryshme në jetë, ku falë tyre kemi mësuar ta vlerësojmë më shumë jetën. Sfida që është përballuar Z. T.D që në vogëli e deri më sot mban emrin aftësi e kufizuar.  Pikërisht kjo sëmundje e lidh përgjithmonë me karrigen me rrota, karrige e cila nuk ia ka hequr mundësinë për të lëvizur e për të parë bukuritë  e qytetit të tij Elbasanit. Ai tregon për portalin Informim.al rrugëtimin e kësaj sëmundjeje, e cila nuk e ka privuar për asgjë. Ai pohon se asnjëherë nuk është ndjerë i paragjykuar nga shoqëria, përkundrazi e vlerësojnë për shpirtin luftarak. Z.D zotëron një biznes të vogël ku siguron të ardhurat për mirëqënien e familjes. Me të vërtetë unë jam me aftësi të kufizuar, por jo i paaftë për të punuar- shprehet ai. Forcën për të punuar e gjen në buzëqeshjen e fëmijëve të tij, në dashurinë dhe mbështetjen e familjes që nuk i ka munguar asnjë çast. I është falenderues jetës për mrekullinë e paçmueshme familjen, i është apelues shtetit për rritje të pensionit të invaliditetit, pasi paga është e pamjaftueshme për shëndetin e jo më për mirëmbajtjen e familjes. Apelon në emër të tij, por edhe në emër të personave të tjerë ,të cilët kanë statusin” aftësi e kufizuar” e janë kryefamiljarë. Shteti sipas tij duhet të vërë pikat mbi I ndaj programeve gjithpërfshirëse të këtyre individëve. Shumë individë me aftësi të kufizuar janë të arsimuar,por asnjëri prej tyre në një pozicion pune të caktuar. “Ne jemi të ndryshëm, port ë njëjtë”.  Janë këto fjalët e Z.T.D të cilat mbyllin bisedën tonë. Të gjithë duhet të ndërgjegjësohemi duke marrë shkas nga rasti I zotërisë në fjalë e shumë të tjerëve si ai që personat me aftësi të kufizuar nuk duhen parë si fenomen paragjykimi apo mëshire, përkundrazi duhen parë si pikë referimi për tia dalë mbanë, pikë referimi që rruga më e lehtë për tia dalë mbanë është puna e palodhshme. Jeta është e vetmja, që nuk na ofrohet dy herë, ndaj të përpiqemi ta jetojmë ashtu siç është e njëjtë për të gjithë. A është e mundur? Nuk është e thjeshtë, por as e pamundur. Mjafton të kesh shkëndija të shpresës, shkëndija të besimit dhe copëza përpjekjesh. Mos u dekurajo, nëse nuk realizohen të paktën provove. Provove të sjellësh ndryshim në atë çka ti beson se është e nevojshme ndërhyrja.

COMMENTS

WORDPRESS: 0