Mbledh para’ për librat që më kushtojnë 50 mijë lekë (të vjetra)

Mbledh para’ për librat që më kushtojnë 50 mijë lekë (të vjetra)

Edhe pak ditë na ndajnë nga fillimi i shkollës. Një pjesë e nxënësve i kanë siguruar librat, por ka edhe nga ata që nuk kanë mundësi financiare. I

Shkodër/ Invalidët pa mbështetje…
Shkodër / Rreth 1500 invalid do të mbesin pa shërbim urban
NXËNËSVE U KËRKOHEN TË DHËNAT E PRINDËRVE NË SHKOLLA

Edhe pak ditë na ndajnë nga fillimi i shkollës. Një pjesë e nxënësve i kanë siguruar librat, por ka edhe nga ata që nuk kanë mundësi financiare.

I tillë është Enea, djali 18-vjeçar që ka 4 vjet që del me peshore në një rrugë të Tiranës për të grumbulluar paratë që i duhen për librat dhe gjithçka tjetër për një vit shkollor.

“Hajde peshore e saktë! 200 lekë”! Me këto fjalë e nis ditën e tij Enea. Çdo mëngjes, në orën 8:00, ai e vendos peshoren tek trotuari para Prokurorisë së Përgjithshme, institucionit hijerëndë.

“Kam filluar të punoj me peshoren në moshën 14-vjeçare. Kisha peshoren e babit në shtëpi dhe nisa punën. Mbledh para’ për librat që më kushtojnë 50 mijë lekë (të vjetra)”, shprehet 18-vjeçari.

Enea studion në Shkollën Profesionale Elektrike. Nis vitin e tretë në shtator. Banorët tregojnë respekt për adoleshentin që ka gjetur këtë mënyrë për të siguruar lekët e librave.

“Vetëm babai punon dhe merr 150 mijë lekë të vjetra. Na dalin vetëm për ujë dhe drita”, tregon Enea.

Djalit që vuan nga talasemia që në lindje i duhen 15 mijë lekë të vjetra në muaj për ilaçe.

COMMENTS

WORDPRESS: 0