Mbetjet urbane jashtë kontrollit depozitohen ne ambient te hapur edhe ato spitalore…

Jo vetëm landfilli i qytetit të Durrësit, por dhe ai i Manzës, pjesë e së njëjtës bashki, është jashtë çdo kontrolli. Mbetjet urbane të afër 13mijë

Shkodër: Qendrat shëndetësore, pasdite të mbylluara
Edhe pse lumi është i rrëmbyeshëm, ata e bëjnë këtë gjë çdo ditë, duke rrezikuar edhe jetën e tyre.
27 Marsi DITA NDËRKOMBËTARE E TEATRIT

Jo vetëm landfilli i qytetit të Durrësit, por dhe ai i Manzës, pjesë e së njëjtës bashki, është jashtë çdo kontrolli.

Mbetjet urbane të afër 13mijë banorëve të njesise vendore depozitohen në ambient të hapur krejtësisht të pa menaxhuara duke u kthyer në një shqetësim për të gjithë banorët e zonës.

Të deshpëruar nga kjo situate banorët pohojnë se aty depozitohen dhe mbetje spitalore ata ngrenë shqetesimin e rritjes së volumit të plerave si pasojë e një komuniteti të ri në zonën e Manzës atë të Muxhahedinëve Irakien .

Ashtu si në Durres edhe këtu është nevoja e trajtimit të mbetjeve urbane.  Banorët kërkojnë një disiplinim, rrethim të këtij vendi që mbetjet të mos u futen në shtëpi në të kundërt deklarojnë se do të bllokojnë rrugën duke mos lejuar me depozitimin e mbetjeve.

Përmes shirave dhe nënshirave dhe e ujrave nëntokësore e ndotur është dhe toka e nëntoka, produktet bujqerore të zonës , kullota e bagati perreth të cilat përmes banorëve të zonës tregtohen më pas në Durrës e Tiran.

COMMENTS

WORDPRESS: 0