Mashtrimi me djathin, niseshteja rrezikon jetën e diabetikëve

Mashtrimi me djathin, niseshteja rrezikon jetën e diabetikëve

Djathi me niseshte nuk është thjesht një mashtrim që na kushton para, por edhe shëndetin. Përqindja e lartë e niseshtesë në djathë, shkakton probleme

Komiteti i të Drejtave të Njeriut pranë OKB-së, ka gjetur Francën në shkeljen e të drejtave të njeriut me ligjin për ndalimin e nikab.
Edi Oga thirrje Elbasanasve. Veproni sot, nesër është vonë!
Banesat sociale, familjet rome nuk paguajnë dot qeratë

Djathi me niseshte nuk është thjesht një mashtrim që na kushton para, por edhe shëndetin. Përqindja e lartë e niseshtesë në djathë, shkakton probleme serioze tek personat të cilët janë të prekur nga diabeti. Sipas mjekut Ramazan Buçi, niseshteja në organizmin e njeriut konvertohet në glukozë.

“Amidoni me futjen në organizëm kalon në disa faza. Zbërthehet në maltozë, desktrozë dhe në fund në glukozë. Shtimi i amidonit në ushqime mund të shkaktojë çrregullim, rritje të glukozës në gjak, domethënë hiperglicemi, e cila tek diabetikët mund të shkaktojë një komplikacion shumë të rëndësishëm që është acidoza diabetike, që është hiperglicemi, një rritje tej mase e glukozës në organizëm. Dhe organizmi në mungesë të insulinës nuk e zbërthen dot dhe ndodh që prodhohen trupa ketonikë dhe lëndë të tjera të dëmshme për organizmin e njeriut të cilët shkaktojnë komën acido diabetike”, deklaroi mjeku R. Buçi.

Çfarë është koma acidodianetike?

Është çrregullim i metabolizimit glukozës. Shkakton dëmë të rëndësishme në qoftë se ndodh në organizmin e diabetikëve.

Të tipit?

Shkakton deri në komë. Komë diabetike, e cila është gjendje terminale e organizmit dhe në qoftë se ndërhyhet pacienti vdes.

Djathë me ose pa niseshte, këtë gjë duhet ta tregojë prodhuesi dhe tregari që e servir për konsumatorin. Nëse tregtari nuk e bën një gjë të tillë, është Autoriteti Kombëtarë i Ushqimit ai që duhet ta deyrojë atë të jetë i sinqertë me konsumatorin.

COMMENTS

WORDPRESS: 0