Lumi “gllabëron” rrugën e fshatit

Lumi “gllabëron” rrugën e fshatit

Lumi Drojë në Kurbin. Në tërë gjatësinë e tij ka pësuar dëmtime të shumta. Shtrati sa vjen dhe zgjerohet. Pritat që ishin vendosur anës tij janë zh

Rrëfimi i Robert Ndrenikës: Mos më kryqëzoni pse ndryshova mendje për shembjen e Teatrit
Dardha nën dëborë …
Zyrtarët saudit arrestojnë 11 princat pasi protestuan në një pallat mbretëror mbi masat shtrënguese duke përfshirë edhe detyrimin për të paguar faturat e tyre të shërbimeve.
Lumi Drojë në Kurbin.
Në tërë gjatësinë e tij ka pësuar dëmtime të shumta. Shtrati sa vjen dhe zgjerohet. Pritat që ishin vendosur anës tij janë zhdukur. Banorë të Shpërdhetit tregojnë se në kohë reshjesh lumi bëhet i frikshëm.

Gjatë motit të keq është dëmtuar edhe rruga që ndodhet fare pranë lumit. Në vite ka gllabëruar rrugë të tjera të fshatrave të Kurbinit. Banorët thonë se erozioni dhe mungesa e investimeve kanë sjellë situatën në të cilën ndodhemi sot.

Një vit më parë ura kryesore e Drojës u shkatërrua nga prurjet e mëdha, e cila lidhte dy rrethet Kurbin dhe Krujë. Tani ura është rikonstruktuar, por janë të tjera probleme që sjell lumi Drojë.

COMMENTS

WORDPRESS: 0