Ligji i ri i strehimit: 5 % e vendeve të çdo programeve sociale të plotësohet nga familje rome dhe egjiptian

Ligji i ri i strehimit: 5 % e vendeve të çdo programeve sociale të plotësohet nga familje rome dhe egjiptian

Strehimi vazhdon të mbetet plaga e komunitetit rom dhe egjiptian. Të shumta janë familjet të cilat jetojnë në baraka, në banesa të pabanueshme , apo f

Të rinjtë në Shqipëri me master në Call Center
Durrës/ Në hapësira publike kërkojnë para për të realizuar videoklipe
Udhëzimi i ri: Taksat për automjetet e reja dhe të përdorura, ja llogaritja

Strehimi vazhdon të mbetet plaga e komunitetit rom dhe egjiptian. Të shumta janë familjet të cilat jetojnë në baraka, në banesa të pabanueshme , apo familje të tjera që banojnë në banesa me qera. Ekzistojnë disa programe sociale të strehimit të cilat u vijnë në ndihmë  familjeve në nevojë si :

  1. a) programi i banesave sociale me qira (BSQ);
  2. b) programi për përmirësimin e kushteve të banesave ekzistuese, deri në një ndërtim të ri;
  3. c) programi i banesave me kosto të ulët (BKU);

ç)  programi për zhvillimin e zonës me qëllim strehimi;

  1. d) programi për krijimin e banesave të përkohshme;
  2. dh) programi i banesave të specializuara.

Në kushtet kur mungon buxheti për ndërtimin e banesave të sociale dhe kërkesat e familjeve të pastreha janë tepër të larta, i vetmi program i vënë në zbatim dhe që ka kritere më të lehta për tu plotësuar është “Bonusi i Strehimit”. Nëpërmjet këtij programi shteti subvencionon pagesën e qerasë në treg të lirë, deri në 50% të masës së qerasë familjeve të pastreha. Pjesa tjetër mbulohet nga vetë familja. Familjet pa të ardhura dhe me ndihmë ekonomike nuk janë shpallur fitues nga ky program për shkak të pamundësisë paguese për pjesën që duhet të mbulohet nga familja. Duhet theksuar se shumica e komunitetit rom dhe egjiptian të ardhurat e vetme i sigurojnë nga punët informale apo ndihma ekonomike, vlera këto të fundit aspak të favorshme për përfitimin e këtij programi social apo programeve të tjera. Për të përfituar nga programet e tjera të strehimit kriteret janë më të forta, të ardhurat që duhet të ketë një familje janë më të larta.

Ligji i ri i Strehimit Social i krijon lehtësira familjeve të varfëra për të përfituar nga programet e strehimit. Sipas këtij ligji shteti subvencionon pagesën e qerasë së familjeve të pastreha deri në masën 100% të saj. Pra, kriteri i të ardhurave nuk i përjashton ata nga përfitimi në programin “Bonus Strehimi”. Ky ndryshim do të bëjë të mundur që shumë familje egjiptiane dhe rome të mos skualifikohen më nga ky program , duke patur parasysh se anëtarë të këtyre komuniteteve janë në masë më të madhe me të ardhura të ulëta.

Ndërkohë, sipas   ligjit të ri të  strehimit parashikohet  që 5%  e vendeve nga çdo program social të plotësohet nga familje rome dhe egjiptiane. Familjet e komunitetit rom dhe egjiptian konsiderohen si kategori prioritare për trajtim nga programet sociale të strehimit.

Ligji i ri u miratua nga parlamenti më datë 03.05.2018.

COMMENTS

WORDPRESS: 0