Ligji i ri, bizneset të punësojnë persona me aftësi ndryshe

Ligji i ri, bizneset të punësojnë persona me aftësi ndryshe

Ligji i për nxitjen e Punësimit, i cili ka hyrë në fuqi së fundmi ka lehtësuar procedurat e biznesit për deklarimin e burimeve njerëzorë në zyrat e pu

Skandali në Durrës: Kazanët e mbeturinave “mirëpresin” turistët tek Muzeu Arkeologjik
Të jetosh në mjerim të plotë ekonomik dhe me një shtëpi të rrënuar sëbashku me familjen…
Romët, të palodhurit që na ”mbrojnë” nga dielli

Ligji i për nxitjen e Punësimit, i cili ka hyrë në fuqi së fundmi ka lehtësuar procedurat e biznesit për deklarimin e burimeve njerëzorë në zyrat e punës.

Neni 21 i ligjit të vjetër i detyronte bizneset të deklaronin çdo tre muaj të dhënat mbi stafet e punonjësve, që kishin lidhje me nivelin e tyre arsimor dhe me vitet në punë.

Ligji i ri  e heq këtë detyrim dhe njëkohësisht ul presionin e gjobave të ndaj biznesit. Me ligjin e vjetër një mos deklarimi në kohë në zyrën e punës penalizohej me 1 milionë lekë gjobë.

Por me ndryshimet e reja ligjore bizneset detyrohen me ligj që për çdo të 25 punësuar të punësojnë një person më aftësi ndryshe.

Nëse nuk e plotësojnë këtë detyrim bizneset e detyrohen te paguajnë kontribut në para në fondin e sigurimit social.

Bizneset që punësojnë shumë persona, sidomos ata të sektorit fason pohojnë se nuk kanë profile punë për këtë kategori personash.  Ndërkohë nuk e konsiderojnë të drejtë vendimin për të paguar një fond të posaçëm, pasi ata paguajnë taksa pikërisht që shteti t’i shpërndajë ato në shtresat në nevojë.

Me ligjin e ri,  bizneset kanë detyrimin që në rastet e fillimit të procedurave të falimentit me kërkesë të punëdhënësit, sipas legjislacionit në fuqi për falimentin, ky i fundit njofton strukturën përkatëse rajonale/vendore, jo më vonë se 20 ditë kalendarike, për vendimin e gjykatës për fillimin e procedurave të falimentit.

Gjithashtu me ligjin e ri çdo punëdhënës ka të drejtë të informohet për politikat e tregut të punës, legjislacionin e punës, programet e nxitjes së punësimit dhe programet e arsimit dhe formimit profesional, nëpërmjet strukturave rajonale të institucionit përgjegjës për punësimin dhe aftësitë.

Punëdhënësi ka të drejtë të publikojë në këtë strukturë vendet e lira të punës, nëpërmjet sistemit të informacionit të strukturave rajonale për të përfituar nga shërbimet e ndërmjetësimit dhe të përputhjes me vendin e punës që ato ofrojnë.

Punëdhënësi ka të drejtë të aplikojë në strukturën përkatëse rajonale për të përfituar nga programet e nxitjes së punësimit dhe të kualifikimeve që zbaton institucioni përgjegjës për punësimin dhe aftësitë.

 

 

COMMENTS

WORDPRESS: 0