Librazhd/ Drama e burrit që bëri të pamundurën për të arsimuar fëmijët por ato e rrahën dhe e dëbuan nga shtëpia

Të gjithëve na kanë ndodhur të kemi konflikte në familje të cilat mund të përfunojnë në paqe, por ka edhe raste kur dëbohesh nga shtëpia. “Djali im

Mashtrimi me vajin e ullirit, si të dalloni origjinalin nga përzierja industriale
E dhimbshme/ Babai i Florenc Beqirajt: Djalit i punoi zemra dhe 4 minuta pas heqjes se pajisjeve nga spitali…
Libra falas për fëmijët e klasës së parë deri në të katërtën, merret vendimi

Të gjithëve na kanë ndodhur të kemi konflikte në familje të cilat mund të përfunojnë në paqe, por ka edhe raste kur dëbohesh nga shtëpia. “Djali im i vetëm më dhunoi edhe më largoi nga shtëpia ime, më largoi nga familja edhe nga pronat e mija”­ shprehet ai i pikëlluar. Ai është A.Koci nga qyteti i Librazhdit por është shpërngulur disa vitë më parë në Tiranë”, shprehet i dërmuar shpirtërisht burri. Teksa tregon historinë e jetës sytë i mbushen me lot edhe kujton me nostalgji kohët e së shkuarës, kujtime e bukura të tij.

Ai zgjohet në mëngjes nëpër stolat e qytetit të Tiranës sepse nuk ka ku të fusë kokën. Ai tregon se me origjinë është nga Librazhdi por është shpërngulur në Tiranë për shkak se fëmijët e tij ishin në shkollë aty. Historia e këtij të moshuari 58­-vjecar është prekse, asnjë nga familjarët e tij nuk e di nëse ai është gjallë apo jo.

“Do doja ta ktheja kohën prapa edhe të mos i bëja ato gabime që më kushtuan jetën. Unë kam bërë gjithcka qe fëmijët e mi të rriten të arsimohen madje jam me borxhe deri në fut vetëm se dua që fëmijet të jenë me shkollë. Edhe e di se çfarë? Ma shpërbyen më së miri. Më dhunuan, më nxorrën nga shtëpi që prej një jave. Kam plagët në trup por më vjen zor t’i tregoj këtu në mes të rrugës.

Ore djalë, nuk e di por kam unë një pyetje për ty.  A nuk është fundi i botës kjo që po ndodh? Ta rrisësh sa një copë mishi, sa dora ime ka qenë, dhe unë s’i kam prek qimen sepse me dhimbsen, ai çfarë bën? Ai më godet me karrike kokës. Ahh… do shkoj në Greqi do punoj nuk kam çfarë të bej ata smë fusin në shtëpi ka qenë gjashtë herë dje, sot, pardje, por e njëjta gjë. Fundja nuk jam pishman se djali im më goditi, shpresoj që lotët e mi, edhe mallkimet e mia mos ta zërë. Nuk ka gjë më të keqe kur të mallkon baba që të solli në jetë”­ e mbylli ai duke u larguar me lot në sy.

Rastë të tilla ndoshta mund të ketë plotë, por familja është gjëja më e rëndësishme në botë e dini pse? Familja është zbukurim, nuk është pronë. Nëse e shohim si lule, atëherë sikur që kënaqemi me të, kemi dhe përgjegjësi për të pavarësisht se cili është roli ynë. Infoelbasani.al

COMMENTS

WORDPRESS: 0