“Librat falas” nuk funksionon për klasën e parë

“Librat falas” nuk funksionon për klasën e parë

Doktorantët të papunë në Shqipëri, dalin shifrat alarmante
Nis prishja e godinave brenda rrethit te spitalit nga IKMT në Elbasan
BB: Shqipëria kryeson rajonin për punësimin në të zezë

Projekti i librave falas, dhe rikthimi i tyre në fund të vitit shkollor duket se nuk do të funksionojë se paku për klasën e parë. Pasi nëse do të marrim matematikën, do të shikojmë që brenda saj shumë kërkesa janë për të ngjyrosur.

Një pjesë e mësuesve i janë përmbajtur kërkesës së librit duke ju kërkuar që të ngjyrosin, por ka mësues të tjerë që për t’ju përmbajtur kërkesës së qeverisë për të rikthyer librat të padëmtuar në fund të vitit, ju kërkojnë fëmijëve që të mos i ngjyrosin ata.

“I lëmë ashtu, pastaj e hedh në fletore, me ngjyrosje”.

“Ne do ta kopjojmë atë pastaj do të vizatojmë dhe do ta ngjyrosim”.

“I plotëson të gjitha kërkesat siç janë në libër”.

Por nëse një libër është i ngjyrosur, a do të mund të jetë ai i përdorshëm për nxënësin pasardhës në vitin që vjen?

Libri është përmbushur sipas kërkesës me ngjyrosje dhe ngjyrat nuk mund të fshihen, për pasojë kjo kërkesë quhet e plotësuar për këdo që do ta marrë këtë libër.

Për dilemën ku janë vënë mësuesit e klasës së parë dhe prindërit, kërkuam një përgjigje edhe në Ministrinë e Arsimit, por aty nuk morëm një të tillë.

COMMENTS

WORDPRESS: 0