Libra falas për fëmijët e klasës së parë deri në të katërtën, merret vendimi

Libra falas për fëmijët e klasës së parë deri në të katërtën, merret vendimi

Nxënësit nga klasa e parë deri në të katërtën do të marrin tekstet falas në përdorim. Vendimi u mor ditën e sotme, në mbledhjen e radhës të Këshill

Tirania është një Përbindësh që ushqehet nga…
Itali: Dy fëmijë romë dhe motra e tyre më e madhe vdesin në sulmin zjarrvënës
Aksident/ Dy të plagosur rëndē

Nxënësit nga klasa e parë deri në të katërtën do të marrin tekstet falas në përdorim.

Vendimi u mor ditën e sotme, në mbledhjen e radhës të Këshillit të Ministrave.

Sipas vendimit, çmimi i blerjes së teksteve shkollore mbulohet 100% nga fondet e buxhetit të shtetit, miratuar për ministrinë përgjegjëse, atë të Arsimit.

Kjo nismë ka qenë e paralajmëruar më herët nga qeveria, ndërsa librat duhet të mirëmbahen dhe të dorëzohen në fund të vitit shkollor.

Vendimi hyn në fuqi menjëherë pas botimit në fletoren zyrtare, sqarohet në VKM.

COMMENTS

WORDPRESS: 0