Leskovik: Banorët, 15 vite pa ujë të pijshëm

  Prej më shumë se 15 vitesh banorët e Leskovikut vijojnë të vuajnë ende mungesën e ujit të pijshëm,duke mos marrë asnjë zgjidhje për prob

E sëmurë që në moshën 5-vjeçare, e reja bën thirrje për ndihmë.
Bamirësia, jo më si gjest human por si fushatë promovimi dhe PR
Korçë: AKU asgjëson 20 ton ushqime të skaduara

 

Rezultate imazhesh për leskovik

Prej më shumë se 15 vitesh banorët e Leskovikut vijojnë të vuajnë ende mungesën e ujit të pijshëm,duke mos marrë asnjë zgjidhje për problemin e tyre .Në mungesë të ujit të pijshëm ata janë të detyruar të ecin 1 km , deri në burimin më të afërt për të mbushur ujë. Kjo ndodh për shkak se furnizimi me ujë në qytet behet me orare të reduktuara dhe për më teper ajo sasi që vjen është e ndotur.Të lodhur nga kjo situatë banorët apelojnë të investohet në zonën e tyre duke u shprehur se i kanë lënë në harresë.

“Ujë nuk kemi dhe atë që kemi e kemi të ndotur. E blejmë ujin ose shkojmë mbushim nëpër burime”.

“Nuk kemi ujë farë,vetëm dy orë dhe ai që vjen vjen me baltë”.

“Uji nuk është i pijshëm dhe kështu ka vite jo sot”.

Nga ana tjetër nënkryetari i bashkisë së Kolonjës Gjergji Qirjazi ,thotë se dy vitet e fundit është bërë një ndërhyrje per rrjetin e jashtëm që ishte amortizuar,por nuk ka patur rezultat. Sipas tij së shpejti do të ketë një projekt për ujësjellësin e Leskovikut.

Gjergji Qirjazi: “Ka problem ,probleme që lidhen me kufizimin e orarit ,që varjon nga 2 deri në 8 orë furnizim me ujë në ditë. Për qytetin e Leskovikut bashkia Kolonjë edhe pse ka të ardhura të kufizuara ka investuar dy vitet e fundit për rrjetin e jashtëm të furnizimit me ujë, por nuk është i kënaqshëm. Na është premtuar që së shpejti do kemi një projekt “ dhe çeljen e fondit me shprësën se nga fundi i vitit do të realizohet ky projekt  i Leskovikut: -shprehet nënkryetari i bashkisë.  Projekti për ujësjellësin e Leskovikut mbetet shpresa e vetme e banorëve se do te marrin fund pritjet dhe vështirësitë me të cilat janë përballur përgjatë 15viteve.

COMMENTS

WORDPRESS: 0