Legalizimet , problem zonat e rendesise se veçante.

Legalizimet , problem zonat e rendesise se veçante.

Për 6 mujorin e parë të 2018 nga institucioni i ALUIZNI-t Elbasan janë punuar rreth 1000 dosje. 900 prej tyre janë dërguar në Zyrën e Regjistrimit të

“Ulodha shumë në jetë”. Ja historia e trishtë e 63-vjeçarit të pastrehë
Belgjikë, Protestë masive kundër vendimit të gjykatës për shamitë në universitete.
80 vjeçari që zgjodhi shtëpinë e të moshuarve…

Për 6 mujorin e parë të 2018 nga institucioni i ALUIZNI-t Elbasan janë punuar rreth 1000 dosje. 900 prej tyre janë dërguar në Zyrën e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme . Gjatë këtyre muajve është punuar për 516 dosje pronësie dhe 12 numra pasurie për shpronësim. Drejtori i Aluizni-t Elbasan Artur Guni për Tv Skampa shprehet se problemi kryesor që ka hasur ky institucion gjatë këtyre muajve në mbylljen e një kategorie dosjesh, ka qenë legalizimi i objekteve të ndërtuara pranë liqeneve dhe ato në brendësi të kalasë së Elbasanit.Z.Guni thotë se përsa i përket legalizimit të objekteve të kultit ky proçes është drejtë përfundimit. Artur Guni “Gjatë këtij 6-mujori janë bërë mbi 1000 leje legalizimi,nga të cilat 900 prej tyre janë dërguar në ZRPP.Gjithashtu kanë kaluar 516 kalim pronësie me VKM dhe 20 VKM korrigjimi si dhe 12 numra pasurie për shpronësimin e pronarëve.Problematikat kryesore gjatë këtij 6 mujori kanë qenë objektet që gjenden pranë liqenit dhe gjithashtu ato që gjenden brenda kalasë”. Z.Guni shton se edhe për emigrantët janë krijuar lehtësira në mënyrë që të pajisen sa më shpejt me çertifikatë pronësie. Një thirrje shkon për të gjithë qytetarët që u ka dalë çertifikata e pronësisë të shkojnë ta tërheqin në mënyrë që të vijojnë me procedurën përfundimtare në zyrat e ZVRPP.

COMMENTS

WORDPRESS: 0