Largimi i mjekëve në drejtim të gjermanisë…

Largimi i mjekëve në drejtim të gjermanisë…

Largimi i mjekëve në drejtim të Gjermanisë,i ka lënë të zbrazëta spitalet dhe qendrat shëndetësore në lagje. Në këto kushte rreth 23 mijë banorë të pe

Selenicë / Punëtorët e ujësjellësit në protestë , 8 muaj pa marrë rrogat…
Qasja e organizatave të shoqërisë Civile në Elbasan …
Ja çfarë pasojash sjell ndryshimi i ligjit “Për sigurimet shoqërore”

Largimi i mjekëve në drejtim të Gjermanisë,i ka lënë të zbrazëta spitalet dhe qendrat shëndetësore në lagje. Në këto kushte rreth 23 mijë banorë të pesë lagjeve në Elbasan,detyrohen të marin shërbim shëndetësorë tek një mjeke,duke krijuar radhë të gjata por nga ana tjetër lodhje dhe stërmundim edhe për bluzat e bardha.

Të rritur e fëmijë detyrohen të kalojnë pranë qendrave të tyre shëndetësore dhe shërbimin ta marin diku tjeter. Vetë qytetarët shprehen se kur vjen puna tek shërbimi shëndetësor kanë mjaft probleme. Ata kërkojnë tu jepet zgjidhja shqetësimit të tyre,pasi në fund të fundit nuk kërkojnë asgjë tjeter veçse një të drejtë elementare. “ Ska njeri atje dhe ne vijmë këtu,doktoresha na ka mirëpritur përherë dhe sna ka thënë asnjëherë që se ke lagjen këtu.” “Kur shkojmë në poliklinikë është akoma më keq,se do rrimë në radhë me orë të tëra,është tepër e mundimshme.” Edhe vetë bluzat e bardha pranojnë vështirësinë e të punuarit me shumë pacientë ,por theksojnë faktin se pavarësisht që është kërkuar të shtohet numri i mjekëve,janë vetë keta të fundit që nuk duan të punësohen këtu.

COMMENTS

WORDPRESS: 0