Landfilli në Kavajë, banorët në protesë: “Do na helmojnë”

Landfilli në Kavajë, banorët në protesë: “Do na helmojnë”

Pas protestave për ndërtimin e një landfilli në Kamëz, çështja e plehrave është rikthyer edhe njëherë në vëmendje, por këtë herë nga ky problem preket

Dardha nën dëborë …
Shembull qytetarie/ Pogradecari gjen portofolin plot me euro dhe e dorëzon të paprekur
Arsimi ynë është themeli i asaj që jemi.

Pas protestave për ndërtimin e një landfilli në Kamëz, çështja e plehrave është rikthyer edhe njëherë në vëmendje, por këtë herë nga ky problem preket fshati Gose dhe Lekaj në Kavajë. Sipas banorëve një landfilld do të ndërtohet në qendër të fshatit Lekaj, duke e shndërruar kështu fshatin në një vend të pabanueshëm, për shkak të ndotjes së tepërt që do të të ketë. “Duam që ky landfilld të ndërtohet larg fshatit, të gjehet një vend i përshtatshëm për të dhe mos të na sjellin në portën e shtëpisë një burim sëmundjesh të vazhdueshme. Nuk i duam afër, spo jetojmë dot me hallet dhe problemet që kemi dhe jo të na shtohen edhe tonelatat e plehrave”, shprehen banorët, të cilët shtojnë se nuk janë pyetur për ndërtimin e landfilldit edhe pse do të ndërtohet në një zonë të banuar.

Sipas asaj që banorët pretendojnë, ky landfilld do të shndërrohet në një pikë grumbullimi dhe djegiesh mbetjesh të cilat do të vinë nga qarku i Tiranës dhe ai i Fierit. Ende nuk ka një reagim zyrtar për sa i përket kësaj çështjeje nga institucionet nëse është apo jo i planifikuar ky projekt. Ndërkohë që banorët shprehen të bindur se projekti ekziston dhe shumë shpejt pritet të fillojë ndërtimi i tij. Ndërtimi i landfilldeve në vend është shndërruar në një problem të ndjeshmë kohët e fundit pasi në shumë qytete ata janë kundërshtuar. Mjafton të përmendim rastin e Kamzës, ku ndërtimi dhe fuksionimi i një landfilli në një zonë të banuar, çuna në protesta të qytetarëve. Nëse landfilldi vendoset të ndërtohet në fshatin Lekaj apo edhe Gose shumë shpejt banesat e këtyre qytetarëve do të jenë të pabaueshme për shkak të ajerit të ndotur që do të pushtojë zonën, ndërkohë që edhe dëmtimet shëndetësore që banorët e këtyre fshatrave dhe jo vetëm, do kenë do të jenë të mëdha. Por edhe pse banorët kanë të drejtën e tyre për tu informuar mbi zhvillimin një projekti i cili ndikon drejtpërdrejt në cilësinë e jetës së tyre, ende nuk u është dhënë asnjë shpjegim mbi këtë çështje.

COMMENTS

WORDPRESS: 0