Kushte të mjerueshme në tregun e fruta-perimeve.

Kushte të mjerueshme në tregun e fruta-perimeve.

Shmangia e teknologjisë në fëmijërinë e hershme dhe të vonë…
Nis prishja e godinave brenda rrethit te spitalit nga IKMT në Elbasan
Femija i parë për vitin 2019 lindi djalë nga qyteti i Fierit.

Më shumë se 400 tregtarë shesin produkte ushqimore në tregun e futa-perimeve në qytetin e Durrësit. Ata kanë 15 vjet që paguajnë taksa, por kushtet e tregut janë skandaloze.

Pas interesimit të emisionit “Stop”, bashkia e qytetit bregdetar tha se po shihet mundësia e projekteve dhe fondeve të financimit për rehabilitimin e tregut.

Gazetarja e emisionit “Stop” iu drejtua tregut të fruta – perimeve në Durrës, ku kushtet e shitjes së produkteve ushqimore janë të mjerueshme.

Një qytetare u shpreh: “Kushtet nuk janë higjenike. Bien gjëra përtokë, i ngrejnë e i vejnë lartë dhe ne i marrim i hamë. Patjetër që kemi frikë, por Zoti na ruajt. Gjithmonë shpresën te Zoti”.

Tregtarët ankohen se edhe pse paguajnë taksa në Bashkinë e Durrësit, nuk është investuar te tregu ushqimor, duke e lënë shumë të ndotur dhe pa çati.

“Kam vënë “kondicioner” për të marrë ajër të pastër, që sa herë të hapim gojën të thithim të gjithë pluhurin që kemi këtu sipër. Kur s’ka ujë në çezma, shkojmë dhe mbushim ujë nga fuçitë e tualetit për të lagur sallatën, karrotat dhe të gjitha gjërat”, tha një tregtar, i acaruar nga kushtet ku punon.

Kjo është një problematikë që prek si tregtarët ashtu edhe blerësit, pasi mungesa e kushteve higjeno-sanitare ndikon te produktet ushqimore.

COMMENTS

WORDPRESS: 0