Kushërira e vajzës që ndërroi jetë gjatë ndërhyrjes kirurgjikale në spitalin e Elbasanit bën fajtor….

Kushërira e vajzës që ndërroi jetë gjatë ndërhyrjes kirurgjikale në spitalin e Elbasanit bën fajtor….

Vajza e tezes se Ketjonës bën një apel për të gjithë shqiptarët duke marrë shkas nga historia personale e duke mos ia lënë fajin vetëm mjekëve dhe sht

Ja çfarë duhet të dini para se të bëni vaksinën..
Shqipëri: Ministria e Arsimit ndalon përdorimin e telefonave në shkollë duke filluar nga kjo datë
“I Zoti e jep, Tellalli të diskriminon”!

Vajza e tezes se Ketjonës bën një apel për të gjithë shqiptarët duke marrë shkas nga historia personale e duke mos ia lënë fajin vetëm mjekëve dhe shtetit për këtë gjëmë që ndodhi. Vajza shprehet se fajtorë jemi të gjithë, pasi kemi pranuar të bashkëjetojmë në këtë sistem.

Desha vetëm të them dy fjalë për Ketjonën tonë, e cila humbi jetën e saj në moshën më të bukur. Lexoj komente nga të gjithë ju që fajësoni doktorët, shtetin dhe çdo gjë tjetër përveç vetes tuaj. Por të gjithë kemi faj për këtë sepse ne lejojmë që njerëz të pa edukuar të na drejtojnë. Ne japim lekë për të bërë shkollat dhe ne paguajmë që të futemi nëpër punëra ose lejojmë që të tjerët të futen nëpër punëra pa pasur asnjë lloj kualifikimi, përveç mikut dhe lekut! Ne jemi popull i fëlliqur, i pavlerë! Nuk do zgjohemi kurrë deri sa fatkeqësia të na vijë te shtëpia! Te shtëpia ime erdhi. Pse duhet të prisni të vijë dhe te e juaja? Zgjohuni dhe ndryshoni vendin ku jetoni! Luftoni për një jetë më të mirë sepse nesër në vend të Ketjones mund të jetë fëmija juaj!”, – shkruan kushërira e të ndjerës në një mesazh në rrjetet sociale.

COMMENTS

WORDPRESS: 0